Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Taylor Swift flet për të dashurin Travis Kelce dhe zbulon detaje për albumin e ri

Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce

Foto: Associated Press

Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift, ka dhënë detaje për albumin e saj të ri dhe ka treguar si rrallëherë mbi lidhjen me të dashurin e saj, sportistin amerikan Travis Kelce, gjatë një paraqitjeje shumë të pritur në podkastin e tij “New Heights”, që ai e drejton bashkë me vëllain Jason Kelce.

Superylli ka njoftuar se albumi i saj i 12-të, “The Life of a Showgirl”, do të publikohet më 3 tetor. Ajo foli për mënyrën se si u njoh me Kelcen, jetën e tyre së bashku, betejën për të rikthyer të drejtat e albumeve të para, turneun rekord Eras Tour, si dhe dashurinë e saj për të gatuar bukë, ka raportuar BBC.

Më shumë se 1.3 milionë njerëz e ndoqën drejtpërdrejt episodin. Para publikimit, klipet paraprake nga podkasti u bënë virale, përfshirë një moment kur Swift tregoi për herë të parë kopjen e albumit të ri.

Swift ka treguar se albumin e ka shkruar gjatë turneut “Eras Tour”, duke shkuar shpesh në Suedi për ta incizuar.

“Në atë pikë të turneut isha e rraskapitur, por shumë e stimuluar mendërisht dhe e emocionuar për të krijuar”, ka thënë ajo.

Edhe Taylor Swift paralajmëron se po përgatit albumin e 12-të Showbiz 11 muaj më parë Taylor Swift paralajmëron se po përgatit albumin e 12-të

Albumi ka 12 këngë, mes tyre edhe bashkëpunimi me këngëtaren, Sabrina Carpenter. Kelce ka thënë se albumi do t’i bëjë njerëzit të kërcejnë, një ndryshim i plotë nga albumi i fundit “The Tortured Poets Department”.

“Jeta është më pozitive tani”, u përgjigj Swift, duke e shikuar me buzëqeshje.

Swift gjatë podcastit ka bërë shaka edhe me audiencën sportive.

“Nëse ka një gjë që adhuruesit e botës mashkullore që merren me sport duan në hapësirat e tyre, jam unë”, ka thënë me ironi, duke shikuar drejt kamerës.

Swift pranoi se nuk dinte asgjë për futbollin amerikan para se të lidhej me Kelcen.

“Nuk e dija çfarë ishte ‘first down’ apo ‘tight-end’”, ka thënë ajo, duke falënderuar Travis për durimin. Tani ajo e ndjek me interes tregun e transferimeve.

Swift u emocionua teksa tregoi si bleu të drejtat e gjashtë albumeve të para pas një dekade përpjekjesh. “I dua sepse janë ditarët e mi me dorëshkrim nga e gjithë jeta ime”, ka thënë ajo.

Kur mori lajmin nga nëna e saj, Swift ka kujtuar se ka rënë në dysheme duke qarë nga gëzimi.

Edhe Zbulohen detaje rreth dasmës së Taylor Swift e Travis Kelce Showbiz 3 muaj më parë Zbulohen detaje rreth dasmës së Taylor Swift e Travis Kelce

“Kjo ma ndryshoi jetën”, ka thënë ajo dhe falënderoi fansat për mbështetjen e që kanë zgjedhur t’ua dëgjojnë këngët e saj “Taylor’s Version” në vend të versioneve origjinale.