Avokatët e këngëtares me famë botërore, Taylore Swift, kanë kërcënuar se do të ngrenë padi kundër studentit nga Florida i cili po e përcjell vazhdimisht vendndodhjen e aeroplanëve privatë të figurave publike, duke përfshirë Swiftin.
Jack Sweeney ka konfirmuar për “CNN” të martën se ka marrë një letër nga avokatët e Swiftit se ata do të ndërmarrin hapa ligjor kundër tij dhe llogarive nëpër rrjete sociale përmes së cilave i përcjellë fluturimet e Swiftit.
Avokatët e Swiftit kanë bërë të ditur se nëse nuk respektohet letra përmes së cilës i tërhoqën vërejtjen Sweeneyt, këngëtarja nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore që ka në dispozicion.
Sweeney ka thënë se nuk ka për qëllim t’i bëjë keq Swiftit.
“Në të vërtetë mendoj se Swifti ka ca këngë të mira. Unë besoj në transparencë dhe informim të publikut. Publiku dhe fansat e saj janë të interesuar të dinë lëvizjet e aeroplanit të saj privat, edhe sikur unë të mos e shpërndaj informacionin”, ka thënë studenti.
Sweeney është i njëjti që ka ndjekur edhe aeroplanët privatë të njeriut më të pasur në botë, Elon Musk. Musk, që ka nën pronësi rrjetin e njohur socilal “X”, kishte deaktivizuar llogarinë e Sweeneyt në dhjetor të vitit 2022. Sweenie, të cilit ju lejua rikthimi në platformë, gjithashtu ka llogari të cilat ndjekin aeroplanët privatë të Marck Zuckebergut, Bill Gates, si dhe figura të tjera publike.
Edhe
Taylor Swift ndërmerr masa kundër përdorimit të zërit e imazhit të saj nga AI-ja
Musk pati thënë më parë së llogaritë e këtij njeriu përbëjnë rrezik për sigurinë e tij dhe të familjes.
Sweeney ka shumë llogari nëpër rrjete të ndryshme sociale që shpërndajnë informacion nga Shoqata Amerikane e Aviacionit, si dhe sinjale të fluturimeve që përcillen nga individë që janë adhurues të aviacionit. Në këto llogari, ai ndan edhe informacion se sa karbon emetohet nga fluturimet.
Musk i pati ofruar Sweeneyt një shumë prej 5000 dollarësh në mënyrë që ta mbyllte llogarinë që ndiqte aeroplanin privat të tij. Por Sweeney e kishte refuzuar duke thënë se i duhej një pagesë prej 50.000 dollarësh në mënyrë që të mund të paguante shpenzimet e shkollimit apo të merrte një veturë “Tesla”.