Këngëtari, Nick Jonas, ka thënë se e konsideron veten si njeri me fat pasi është i martuar me yllin me prejardhje nga India, Priyanka Chopra.
31 vjeçi i ka uruar ditëlindjen gruas përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.
“Gruaja që ti je. Sa me fat jam unë. Urime ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar Nicku në postimin ku ka ndarë edhe disa fotografi.
Ndërkohë Priyanka më parë pati thënë se ajo dhe Nick punojnë shumë në mënyrë që të jenë të lumtur në martesë dhe rrinë bashkë kurdo që e kanë të mundur.
“Orari. Kemi takime me orar të organizuar për çdo muaj me ekipet tona dhe mundohemi ta rrisim sa më shumë kohën që e kalojmë bashkë sepse për ne është prioritet. Puna ndonjëherë mund të shtyhet, por prioritet është qëndrimi me familje sa më shumë që të jetë e mundur”, pati thënë ylli për Us Weekly.
Ajo gjithashtu pati thënë se komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe çelësi i suksesit të një martese të mirë.
“Sekreti i një martese të mirë? Sipas meje është bisedimi dhe të ulurit me njëri-tjetrin në mënyrë që të flitet e të kalohet kohë bashkë. Si dhe shijimi i kësaj bisede”, pati thënë 42 vjeçja.