Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Priyanka Chopra thotë së rutina e bukurisë ia rrit vetëbesimin

Ylli i mirënjohur i Hollywoodit, artistja më prejardhje nga India, Priyanka Chopra ka thënë se përdorë produktet e bukurisë për të ngritur vetëbesimin, raporton “Daily Mail”.

Ajo ka thënë se produktet e bukurisë mund t’ua rrisin vetëbesimin e njerëzve pasi që kohet e fundit jeta sipas saj, po bëhet gjithnjë e më dinamike.

Aktorja ka përdorur maska të ndryshme në mënyrë që të relaksohet e të kalojë pak kohë larg stresit të jetës së përditshme.

“Po jetojmë në një botë shumë dinamike, gjithnjë duke dhënë diçka nga vetja, por kur fokusohemi te bukuria dhe të kujdesi ndaj vetes e rikthen fokusin te vetja. Ajo pak kohë që mund t’i kushtojmë vetes mund të ketë efekt të madh në vetëbesimin tonë”, ka thënë Chopra.

Ylli po mendon se grimi dhe kujdesi ndaj vetes përmes produkteve të bukurisë i bën njerëzit të ndjehen më të rëndësishëm.

“Na bën të ndjehemi më të rëndësishëm dhe të kuptojmë se është në rregull nëse i kushtojmë kujdes vetes”, ka cekur ajo.

Edhe Priyanka Chopra angazhon truproja për të mos i lënë fansat ta fotografojnë pa pëlqimin e saj Showbiz Priyanka Chopra angazhon truproja për të mos i lënë fansat ta fotografojnë pa pëlqimin e saj

41-vjeçarja ka shtuar se për të nuk ka rëndësi se a bën grim a nuk bën, kur ndjehet mirë në brendi, duke insistuar se nëse është e lumtur në brendi ajo do të shkëlqejë.

Ajo është e martuar me yllin Nick Jonas dhe bashkë kanë vajzën dyvjeçare.