Artistja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka treguar se çfarë produktesh të bukurisë i përdor për të pasur një lëkurë të pastër e pa njolla.
Ajo ka ndarë disa video në Instagram ku fillimisht tregon se nuk është duke përdorur asnjë lloj filtri të Instagramit dhe tregon se ka gjetur serume me vlera ushqyese nga brende të mëdha të kozmetikës në botë.
Rita përdor një produkt “primer”, që aplikohet në fytyrë para vendosjes së grimit, të cilin e quan ‘të artë’ pasi thotë se ky produkt ka vlera ushqyese të nevojshme për lëkurën e saj.
Një tjetër produkt që përmend këngëtarja është një krem për sy për të cilën thotë se është i mrekullueshëm ndërkohë që përmend se është krem mjaft i kushtueshëm.
“Por është vërtetë shumë i mirë”, thotë Ora në video.
Rita Ora ka treguar ndër vite se kujdeset mjaftueshëm për lëkurën e saj si dhe shëndetin duke bërë rregullisht ushtrime.
VIDEO: