Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Meryl Streep do ta dijë të vërtetën në sezonin e dytë të “Big Little Lies”

Gënjeshtrat janë kthyer dhe ato janë më të mëdha se kurrë. HBO e publikoi teaser trailerin për serialin “Big Little Lies”. Edhe pse seria u konceptua fillimisht në formatin e mini-serisë, producentët e ndërruan mendimin dhe vendosën ta zgjerojnë tregimin edhe për një sezon.

Në pamjet e zbuluara në teaser, surferi në plazh e pyet Shailen Woodley: "Ti je një prej pesëshes Monterey, apo jo?". Duke ia shpjeguar incidentin pjesës tjetër të ekipit - Reese Witherspoon, Nicole Kidman dhe Laura Dern – ajo u thotë se ndihet sikur e ka shënjestrën në shpinë pas ngjarjeve të sezonit të parë, gjë që çoi në vdekjen e një personazhi, shkruan KOHA Ditore.

As Zoë Kravitz nuk ndihet shumë mirë për këtë: "Do të na kapin, do të na kapin të gjithëve", thotë Witherspoon. Kur kjo e pyet se çfarë mendon, Kravitz përgjigjet e frikësuar: "Gënjeshtra".

Teaseri gjithashtu na jep një vështrim të parë në karakterin e Meryl Streep. "Djali im është i vdekur," thotë ajo. "Dua të di se çfarë i ka ndodhur atij atë natë. Jam e tunduar të të pyes, por nuk mendoj se do ta merrja një përgjigje të vërtetë, apo jo?"

Për sezonin e parë, ekipi i fitoi disa Emmy, Golden Globe dhe Screen Actors Guild, ndërsa Kidman mori lëvdata të veçantë për performancën e saj.

Se çfarë do të na sjell sezoni i dytë, me regji të Andrea Arnold (të cilin e kishte marrë nga Jean-Marc Vallée), do të mësojmë nga 9 qershori, kur fillon të shfaqet.