Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kidman dhe Witherspoon flasin për sezonin e ri të serialit “Little Big Lies”

Aktoret e mirënjohura të Hollywoodit, Nicole Kidman dhe Reese Witherspoon, janë duke shkëmbyer mesazhe çdo ditë rreth punës që po bëjnë për sezonin e tretë të serialit “Little Big Lies”, raporton “Variety”.

“Jemi duke punuar për këtë, jemi duke shkëmbyer mesazhe çdo ditë”, ka thënë Kidman për “Variety” përgjatë premierës së serialit të saj të ri “Expats”.

Pastaj ajo ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje.

“Nuk mund të them më shumë. Duhet ta mbajmë gojën mbyllur”, ka thënë aktorja.

Lajmi vjen pasi që Witherspoon kishte konfirmuar se sezoni i ri i serialit po vjen.

Edhe Reese Witherspoon vlerësohet për punën në serialin e ri “Legally Blonde” Showbiz Reese Witherspoon vlerësohet për punën në serialin e ri “Legally Blonde”

“Jemi duke punuar në serial. Unë e Nic kemi punuar shumë në të”, pati thënë producentja ekzekutive e serialit, Reese Witherpsoon për “Variety” para se të niste ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”.

Ribashkimi i aktorëve për serialin “Big Little Lies” mori bujë të madhe kur drejtori i kompanive filmike HBO e Max, Casey Bloys kishte thënë se “kishte ca ide të reja” në lidhje me projektin.