Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Reese Witherspoon vlerësohet për punën në serialin e ri “Legally Blonde”

Reese Witherspoon

Reese Witherspoon

Foto: Associated Press

Aktorja fituese e çmimit “Oscar”, Reese Witherspoon, ka luajtur rol të rëndësishëm në realizimin e serialit të ri “Elle”, një parathënie e filmit të famshëm “Legally Blonde”, ku ajo është edhe producente ekzekutive.

Seriali, i cili u publikua në Prime Video më 1 korrik, tregon jetën e Elle Woods gjatë viteve të shkollës së mesme, shumë përpara se ajo të niste studimet në Harvard.

Sipas producentes, Caroline Dries, Witherspoon nuk ishte e përfshirë çdo ditë në shkrimin e skenarit, por ndau vazhdimisht ide të vlefshme.

“Ajo lexoi planin e sezonit të parë, bëri pyetje dhe na jepte vazhdimisht ide të shkëlqyera nga përvoja e saj. Na thoshte: ‘Po sikur të provonim këtë ose atë?’ dhe ne përgjigjeshim: ‘Po, patjetër!’”, ka thënë Dries për revistën PEOPLE.

Sipas saj, Witherspoon këmbënguli që seriali të pasqyronte sa më besnikërisht jetën e adoleshentëve në vitet '90.

Edhe “Elle”, seriali i bazuar në historinë e filmave “Legally Blonde” Showbiz “Elle”, seriali i bazuar në historinë e filmave “Legally Blonde”

“Ajo donte të sigurohej që po e paraqisnim si duhet përvojën e shkollës së mesme në atë periudhë”, ka shtuar Dries.

Edhe producentja Laura Kittrell ka treguar se Witherspoon i inkurajoi skenaristët të përfshinin detaje dhe ndjesi karakteristike të viteve ‘90, ndërsa u dha atyre liri të plotë krijuese.

Regjisori dhe producenti Jason Moore ka thënë se Witherspoon u mbështet edhe në përvojën e saj si nënë.

“Ajo na tregonte: ‘Ja çka po përjetonin fëmijët e mi dhe çka mbaj mend nga koha kur isha një vajzë e re’”, ka thënë ai.

Sipas Moore, Witherspoon ishte shumë e hapur ndaj ideve të reja.

Edhe Publikohet traileri i serialit “Elle” që bazohet në historinë e filmit “Legally Blonde” Showbiz Publikohet traileri i serialit “Elle” që bazohet në historinë e filmit “Legally Blonde”

“Ajo e di që është Elle Woods, por e kupton se ky personazh ka marrë një kuptim të veçantë për shumë njerëz. Në çdo takim donte të dëgjonte ide të reja”, u shpreh ai.

Ndërkohë, producentja Lauren Neustadter zbuloi se Witherspoon këmbënguli që përzgjedhja e aktores kryesore të bëhej përmes një audicioni të hapur.

“Ajo mendoi se gjëja më e drejtë, ashtu si do të bënte edhe vetë Elle Woods, ishte t'i jepte çdo vajze të re mundësinë të konkurronte për rolin”, ka thënë Neustadter.

Pas mijëra aplikimeve, roli i Elle Woods së re iu besua aktores së re Lexi Minetree.

“Lexi na tërhoqi menjëherë vëmendjen. Audicioni i saj ishte shumë argëtues dhe interpretimi ishte i jashtëzakonshëm”, ka shtuar producentja.

Edhe Reese Witherspoon bën thirrje që gratë ta përdorin AI-në Showbiz Reese Witherspoon bën thirrje që gratë ta përdorin AI-në

Witherspoon interpretoi për herë të parë Elle Woods në filmin “Legally Blonde” në vitin 2001, ndërsa u rikthye në vazhdimin e tij në vitin 2003. Personazhi i saj mbetet një nga figurat më ikonike të komedive moderne, ndërsa seriali i ri zbulon ngjarjet që formësuan Elle Woods shumë përpara se ajo të hynte në Harvard.

Traileri i serialit: