Këngëtarja e njohur Meghan Trainor, aksidentalisht e zbuloi gjininë e foshnjës së saj, duke bërë të ditur se ajo dhe bashkëshorti, Daryl Sabara, janë në pritje të një djali.
Duke folur për portalin “Extra”, këngëtarja rastësisht tha: “Foshnja tashmë ka filluar të gjuaj me shqelma. Kjo ishte një prej eksperiencave më të mira për mua sepse në fillim të shtatzënisë nuk e ndjeja shumë brenda barkut, derisa tani ai ka filluar të lëviz më shumë dhe kjo po më bënë të ndjehem mirë. Epo, aksidentalisht e zbulova edhe gjininë e tij. Ai është djalë. Më është dashur ta fsheh këtë gjë për shumë kohë dhe e dija se nuk do të mund të durohem deri në fund të shtatzënisë”, ka deklaruar Trainor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli i fitit “All About That Bass” e kishte ndarë lajmin e lumtur se është në pritje të fëmijës së parë, përmes postimit të një fotografie dhe mesazhi në rrjetin social Instagram, transmeton Koha.
Këngëtarja 26-vjeçare dhe bashkëshorti i saj aktor, kishin deklaruar se janë shumë të lumtur me lajmin, dhe se kjo ishte një mrekulli që kishin kohë të gjatë që po e prisnin.
Trainor në të kaluarën e kishte pranuar së ndihet e sëmurë fizikisht kur nuk është afër bashkëshortit të saj, Sabara, për një kohë të gjatë.