Këngëtarja Meghan Trainor ka treguar se diagnostikimi me diabet gestacional gjatë shtatzënisë e bëri të “fiksuar” pas shëndetit dhe se aty nisi edhe rrugëtimi i saj për humbje peshe.
Këngëtarja 31-vjeçare foli në emisionin “KiisFm” ku ka thënë se të gjithë e pyesin se pse është aq e dobët tani.
Ajo u ndal te komentet e publikut për peshën e saj dhe shpjegoi se “gjithçka nisi kur isha shtatzënë dhe zbuluan se kisha diabet gestacional. Atëherë thashë se “duhet të mësoj për shëndetin dhe palestrën”.
Trainor tha se interesi i saj i ri për shëndetin u shtua nga fëmijët dhe dëshira për të qenë në formë që të mund të vazhdojë të performojë për shumë vjet.
“Nëse dua të jem në turne për një kohë të gjatë, duhet të jem më e fortë. Dhe dua t’i mbaj fëmijët e mi në krah pa dëmtuar shpinën”.
Ajo tregoi se tani bën stërvitje force tre herë në javë dhe është e përqendruar te mirëqenia e saj.
“Jam e fiksuar me hormonet, me tretjen … thjesht dua të ndihem mirë”, tha këngëtarja e hitit “Still Don’t Care”.
Trainor pranoi se ka marrë shumë kritika për rënien në peshë, gjë që e ka hutuar. Në mars, ajo u përball me komente të shumta dhe zbuloi përmes Instagramit se kishte përdorur ilaçin Mounjaro, ilaç që përdoret për trajtim të diabetit dhe humbjes së pashës, pas lindjes së fëmijës së saj të dytë.
Më vonë, në ceremoninë e Billboard Women in Music 2025, këngëtarja tha se ilaçin e kishte kombinuar me këshillim nga një dietologe, ndryshime në stilin e jetesës dhe punën me një trajner.
“Kam bërë një rrugëtim për të qenë versioni më i shëndetshëm dhe më i fortë i vetes - për fëmijët e mi dhe për mua”, tha ajo. “Po, kam përdorur shkencën –Mounjaron, pas shtatzënisë së dytë, dhe jam shumë e lumtur sepse ndihem mrekullueshëm.
Së fundmi, Trainor ka publikuar këngën “Still Don’t Care”, singlin e parë nga albumi i saj i ri “Toy with Me”.