Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ilaçet për dobësim mund ta ulin edhe dëshirën për alkool

Alkooli

Alkooli

Ilaçet për humbje peshe, si Wegovy, Mounjaro dhe Ozempic, mund të kenë një efekt të papritur. Disa njerëz thonë se që prej fillimit të trajtimit kanë shumë më pak dëshirë për të pirë alkool,  ka shkruar BBC.

Këto barna përmbajnë semaglutide ose tirzepatide, substanca që imitojnë hormonin GLP-1. Ato ulin oreksin dhe krijojnë ndjesinë e ngopjes, duke ndihmuar në rënien në peshë.

Por studiuesit po shqyrtojnë edhe ndikimin e tyre te dëshira për substanca të tjera, përfshirë alkoolin.
Doktori Christian Hendershot nga Universiteti i Karolinës së Jugut ka thënë se këto ilaçe mund të ndikojnë në tru, duke ulur dëshirën për alkool dhe nikotinë.

Një studim i vogël i publikuar në vitin 2025 zbuloi se personat me probleme me konsumimin e alkoolit kishin më pak dëshirë për të pirë gjatë përdorimit të Ozempic.

Një tjetër studim i Universitetit të Kolorados, i publikuar së fundmi, ka sugjeruar se semaglutide në formë tabletash mund të ulë numrin e ditëve me konsum të madh të alkoolit te personat me probleme të lehta ose të moderuara me alkoolin.

Edhe Studimi tregon se cili ilaç i diabetit mund të ndikojë më së shumti në humbjen e shikimit Lifestyle Studimi tregon se cili ilaç i diabetit mund të ndikojë më së shumti në humbjen e shikimit

Disa thonë se “nuk e durojnë më alkoolin”

Lisa Rees, 46-vjeçare nga Uellsi, ka thënë se para Wegovyt pinte rreth 6-8 shishe verë në javë. Tash, pas vetëm dy gotash, nuk ka më dëshirë dhe thotë se fizikisht nuk mund të pijë më.

“Ende ndihem pjesë e shoqërisë, sepse vazhdoj të pi, por tani pi shumë më pak”, ka thënë ajo.

Edhe Warren Thomas, 45 vjeç, ka thënë se efekti ishte i menjëhershëm pas fillimit të trajtimit me Mounjaros.

“Thjesht nuk dua të pi. Nuk kam më fare dëshirë për alkool”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se pas vetëm dy birrave ndihej i trullosur.

“Toleranca ime ndaj alkoolit tani është zero”, ka thënë Thomas.

Edhe Ushtrimet fizike shpesh nuk mjaftojnë për humbje peshe Lifestyle Ushtrimet fizike shpesh nuk mjaftojnë për humbje peshe

Megjithatë, për të gjithë efekti nuk është pozitiv. Faye Goodwin, 20 vjeçe, ka thënë se alkooli i shkakton të përziera, të vjella dhe refluks të fortë. Për shkak të kësaj, ajo ka refuzuar edhe dalje me miqtë dhe thotë se kjo ka ndikuar në jetën e saj shoqërore.

“Është e vështirë të argëtohesh kur e di se do të rrish pa pirë ndërsa të gjithë të tjerët po kënaqen. Edhe kur provoj një gotë verë, shpesh nuk mund ta përfundoj për shkak të të përzierave”, ka thënë ajo.

Ende nuk është trajtim për varësinë nga alkooli

Ekspertët theksojnë se provat shkencore janë ende në fazat e para. Studimet më të fundit janë premtuese, por nevojiten kërkime më të mëdha dhe më afatgjata për të përcaktuar nëse këto ilaçe mund të përdoren zyrtarisht për trajtimin e varësisë nga alkooli.

Doktori Joseph Schacht, një nga studiuesit, ka theksuar se duhen më shumë të dhëna para se barnat të miratohen për këtë qëllim.

Mjekët paralajmërojnë gjithashtu se ilaçet GLP-1 mund të shkaktojnë efekte anësore dhe, në raste të rralla, probleme serioze si pankreatiti.

Edhe Ata që ndërpresin injeksionet për dobësim, rifitojnë më shpejt peshën që kanë pasur Lifestyle Ata që ndërpresin injeksionet për dobësim, rifitojnë më shpejt peshën që kanë pasur

Ndërkohë, studiuesit po hetojnë nëse këto barna mund të ndihmojnë edhe në uljen e dëshirës për duhan dhe substanca të tjera.

Për disa njerëz, ulja e konsumit të alkoolit është një efekt anësor i mirëpritur. Por për të tjerë, sidomos të rinjtë, ndryshimi mund të ndikojë ndjeshëm në jetën sociale.