Ilaçet për humbjen e peshës mund të ndihmojnë jo vetëm në uljen e kilogramëve, por edhe në parandalimin e nevojës për operacione të gjurit, sugjeron një studim i ri i realizuar në Shtetet e Bashkuara.
Sipas hulumtimit, përdorimi i barnave të njohura si Wegovy, Mounjaro dhe Ozempic për të paktën tre vjet mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e operacionit te personat që vuajnë nga osteoartriti i gjurit.
Osteoartriti është forma më e zakonshme e artritit dhe prek më shumë se 500 milionë njerëz në mbarë botën, raportoi "The Guardian".
Mbipesha dhe obeziteti konsiderohen faktorë të rëndësishëm rreziku për zhvillimin e kësaj sëmundjeje, pasi shtojnë presionin mbi nyjat.
Studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Marylandit analizuan të dhënat e 6.8 milionë të rriturve të diagnostikuar me osteoartrit të gjurit midis viteve 2010 dhe 2024.
Ata krahasuan pacientët që kishin përdorur ilaçe të grupit GLP-1 për të paktën një vit me pacientë të ngjashëm që nuk i kishin përdorur këto barna.
Rezultatet treguan se përdorimi i ilaçeve për një vit lidhej me ulje të rrezikut për operacion të gjurit me 1.4 pikë përqindjeje pas tre vjetësh dhe me 2.8 pikë përqindjeje pas tetë vjetësh.
Edhe
Ilaçet për dobësim mund ta ulin edhe dëshirën për alkool
Efekti më i madh u vu re te pacientët që kishin përdorur semaglutide ose tirzepatide – përbërësit aktivë të barnave si Wegovy, Ozempic dhe Mounjaro – për tre vjet.
Sipas studiuesve, ilaçet GLP-1 mund të ndikojnë në osteoartritin e gjurit jo vetëm përmes humbjes së peshës, por edhe falë efekteve të tyre anti-inflamatore dhe qetësuese të dhimbjes.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se rezultatet duhen interpretuar me kujdes. Mark Bowditch, kirurg ortoped dhe ish-president i Shoqatës Britanike të Ortopedisë, ka sqaruar se studimi nuk thotë se këto barna e eliminojnë nevojën për kirurgji.
-
Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind
-
Sipas një studimi, ilaçet për dobësim GLP-1 mund të funksionojnë edhe në doza të ulëta
-
Barnat për humbje peshe mund të kenë rol edhe në luftën kundër kancerit
-
Studimi: Barnat për humbje peshe lidhen me rrezik më të ulët të disa llojeve të kancerit