Këngëtarja e njohur Meghan Trainor ka mirëpritur një djalë sivjet, mirëpo ka thënë se është e gatshme edhe për tre fëmijë të tjerë.
27-vjeçarjaë u bë nënë për herë të parë në shkurtin e vitit 2021, kur ajo dhe bashkëshorti Daryl Sabara mirëpritën djalin me emër Riley, ndërkaq Meghan ka thënë se po planifikon zgjerimin e familjes së saj. “Jam e gatshme edhe për tre fëmijë të tjerë”, ka thënë këngëtarja Trainor.
Krijuesja e hitit “All About That Bass” ka pranuar se i biri e bën të buzëqeshë në çdo kohë dhe se ende nuk mund të besojë se është nënë.
“Ndryshimi më i madh është se kur jam në dhomë me të më bënë të buzëqesh dhe të kënaqem, është gëzimi dhe dashuria më e madhe që mund t’ju jepet. Ai më njeh dhe duket sikur më thotë: ‘jam i lumtur që po të shoh’. Është krijuar nga dashuria dhe shpirtra të dashuruar”, ka thënë këngëtarja.
“Jemi me fat. Kemi një bebe të lumtur. Ai fle gjatë gjithë natës qëkur ishte tre muajsh, në këtë ditë edhe nisa të punoja. Është gjumash i madh”, ka shtuar ajo.
Meghan mbeti shtatzënë gjatë izolimit për mbrojtje nga pandemia. Ka thënë se ndoshta nuk do të ishte nënë nëse nuk do të ndodhte kriza, sepse pritej të shkonte në turne botëror me grupin “Maroon 5”.
“Sapo goditi Covid-19 e dinim se me muaj do të qëndronim në shtëpi. Dhe të dy ishim: ‘Ose tani, ose kurrë, apo jo?’ Por është e çuditshme kur mendojmë se çfarë jete tjetër do të kishim pa të”.
Këngëtarja ka thënë se është edhe më e lumtur kur ajo dhe bashkëshorti e vënë beben në gjumë së bashku.
“Tani jam më e lumtur, sepse me bashkëshortin i bëjmë gjërat së bashku. Kujdesemi për njëri-tjetrin dhe për beben. Jemi të bekuar”, ka thënë këngëtarja.