Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Meghan Trainor dëshiron ta zgjerojë familjen e saj

Këngëtarja e njohur amerikane, Meghan Trainor, foli hapur në intervistën e saj të fundit me ç’rast tregoi se në vitin 2023, dëshiron ta zgjerojë familjen e saj.

“Shpresoj të jem shtatzënë vitin e ardhshëm. Po synoj t’i kem gjithsej katër fëmijë, kështu që më duhet të angazhohem më seriozisht në këtë drejtim”, deklaroi pop-ylli për revistën “People”.

Trainor dhe bashkëshorti i saj aktor, Daryl Sabara, tashmë e kanë një djalë të quajtur, Riley, i cili në fillim të vitit të ardhshëm e feston ditëlindjen e dytë. Këngëtarja thotë se përvoja e të qenit nënë e ka bërë të jetë më e vëmendshme kur bëhet fjalë për vendosjen e qëllimeve në jetë.

“Pas e linda fëmijën, mu shtua vetëbesimi dhe fillova të mendoj se nuk ka asgjë që nuk mund ta bëjë. Prandaj, tani po provoj t’i realizoj të gjitha ëndrrat e mia”.

Të bëri prind ndikoi gjithashtu në muzikën e këngëtares. Në albumin e saj më të ri, “Takin’ It Back”, ajo iu rikthye rrënjëve të muzikës që e bënë të famshme si dhe nuk hezitoi ta trajtojë këtë kapitull të ri në jetën e saj, në këngët e tilla si: “Don’t I Make It Look Easy”, “Superwoman” dhe “Mama Wanna Mambo”, e cila vjen në bashkëpunim me artistët Natti Natasha dhe Arturo Sandoval.

Pjesë e albumit të fundit të këngëtares është edhe hiti, “Made You Look”, të cilën së fundmi në një intervistë ekskluzive për “Billboard”, Trainor tregoi se e ka ndihmuar ta rifitojë besimin rreth dukjes fizike, pas lindjes së fëmijës.