Këngëtarja 29-vjeçare, Meghan Trainor, e ka zbuluar se do t’i pëlqente shumë t’i ndjekë hapat e Kelly Clarksonit, duke e bërë një tranzicion të suksesshëm nga industria e muzikës në atë të televizionit.
“Dua të bëhem yll televiziv. Dua të qëndroj përkrahë Kelly Clarksonit dhe ta kem emisionin tim. Po ashtu dua të përfshihem në filma, të shkruaj muzikë për artistë të tjerë si dhe dua t’i kem katër fëmijë. Kam shumë gjëra për t’i bërë”, deklaroi këngëtarja në një intervistë.
Ndër të tjera, Meghan zbuloi se së fundmi është paraqitur me një rol mysafir në një serial televiziv.
Ylli i hitit “All About That Bass”, e cila gjatë vitit 2022 e lansoi albumin e fundit, “Takin’ It Back”, deklaroi: “Unë vërtetë dua të kem më shumë angazhime si aktore. Nuk ka shumë kohë që e kam xhiruar një rol të vogël mysafir në një serial televiziv. Nuk mund ta zbuloj për cilin projekt bëhet fjalë, por mezi pres ta shikoj në transmetim për ta parë nëse jam e zonja në aktrim”.
Meghan është e martuar me aktorin Daryl Sabara, me të cilin e ka një djalë. Ajo e shijon sfidën e aktrimit dhe dëshiron të merret me këtë profesion më shumë në të ardhmen. Këngëtarja po ashtu nuk e përjashton mundësinë për të aktruar krahas burrit të saj në ndonjë komedi romantike, të cilës edhe dëshiron t’ia shkruaj kolonën zanore.
-
Kylie Minogue shpreson të performojë edhe kur të bëhet 80-vjeçe
-
Anne Hathaway rrëfen për jetën e ngarkuar dhe përpjekjet për t’iu larguar stresit
-
Princi Harry dhe Meghan Markle me serial të ri në “Netflix”
-
Pink është “shumë e zënë” për t’u marrë me karrierë të re në televizion
-
Kelly Clarkson do ta përfundojë emisionin e saj këtë vjeshtë