Showbiz

Rihanna nxit spekulime për fëmijën e katërt

Rihanna dhe A$AP Rocky

Rihanna dhe A$AP Rocky

Foto: Associated Press

Këngëtarja e mirënjohur, Rihanna, ka nxitur spekulime se dëshiron të bëjë edhe një fëmijë.

37-vjeçarja ka tre fëmijë, djalin Rza tre vjeç, Riotin, dy vjeç, si dhe vajzën katër muajshe Rocki, me partnerin e saj, reperin e njohur A$AP Rocky.

Por, përmes një shakaje në një koment në rrjetin social Instagram ka thënë se mund të bëjë ende fëmijë, ka raporutar FemaleFirst.

Rihanna ka komentuar në një video të yllit televiziv, Montana Brown, ku 30 vjeçja, që ka dy fëmijë me të fejuarin Mark O’Connor, ka thënë se është në dilemë nëse dëshiron ta ketë edhe një fëmijë apo të bëhet edhe më e bukur në vitin 2026.

“Prit! Pra unë s’jam e çmendur?”, ka komentuar këngëtarja e hitit “Umbrella”.

Fansat menjëherë i janë përgjigjur komentit të saj, duke i thënë se duhet ta bëj  një album.

“Vajzëëëë, a je e çmendur?”, i ka shkruar njëri, ndërkohë që tjetri i ka thënë: “Vajze e vetmja gjë që duhet të besh është albumi, të lutemmmmmmmmmmm”.

“Nëse ti bën të ditur se je shtatzënë, atëherë edhe ne do ta bëjmë”, ka shkruar një tjetër përdorues.

Rihanna dhe A$AP Rocky, që janë njohur ndërkohë që po bënin prova për spektaklin e ndarje së çmimeve MTV MUSIC AWARDS 2012, por që nuk e filluan lidhjen romantike deri në vitin 2020, kanë mirëpritur vajzën Rocki në muajin shtator të vitit 2025, dhe këngëtarja ka thënë se po i pëlqen shumë jeta si nënë e tre fëmijëve.

Fituesja e nëntë çmimeve “Grammy” pati thënë se i do shumë bebet dhe se djemtë po i rriten shumë shpejt.

“Bebet janë shumë të mira. Po rriten, e s’mund ta duroj këtë. Djemtë e mi, oh Zot!, fytyrat po ju ndryshojnë. Po ju zgjaten qafat. E dua këtë!”, pati thënë ylli për Extra.

Kurse reperi ka thënë se fëmijët e tyre janë shumë të lezetshëm dhe se po shkojnë mes vete shumë më mirë se që e kanë pritur.

Në muajin prill të vitit 2022, Rihanna pati pranuar se në fillim donte që së pari të martohet e pastaj të bënte fëmijë.

“Gjithmonë kam menduar se më së pari vjen martesa, e pastaj bebet, por kush thotë se duhet të jetë ashtu. Gjithsesi se nuk do ta lë këtë ide të më ndërhyje në rrugën time për t'u bërë nënë”, pati thënë ajo për Vogue.

Në muajin tetor të vitit 2025, A$AP Rocky ka nxitur spekulimet se tashmë ata janë martuar, pasi ka një intervistë për The Perfect Magazine, pati thënë se është “bashkëshort i mirë”.

“Të jem baba, partner e bashkëshort i mirë në familjen time është ajo që më bën shumë të lumtur”, ka thënë ai.