Reperi A$AP Rocky po përballet me kritika të shumta pas një deklarate që bëri gjatë një koncerti në Phoenix, Arizona, e cila u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.
Gjatë performancës në kuadër të turneut të tij “Don’t Be Dumb World Tour”, 37-vjeçari ndaloi për t’iu drejtuar grave në publik, duke thënë se nëse do t’i kishte njohur kur ishte beqar, “do t’i kishte joshur në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë”, ka shkruar FemaleFirst.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo deklaratë u konsiderua nga shumë përdorues si e papërshtatshme dhe mosrespektuese, sidomos duke pasur parasysh lidhjen e tij afatgjatë me këngëtaren Rihanna, me të cilën ka tre fëmijë: RZA (4 vjeç), Riot (2 vjeç) dhe vajzën Rocki (8 muaj).
Disa përdorues në rrjetet sociale kërkuan që Rihanna të largohet nga reperi, duke e cilësuar deklaratën si objektifikuese dhe të pahijshme.
“Ka shumë gjëra që mund të thuheshin, por ai zgjodhi fjalët më të pavenda për publikun dhe partneren e tij”, ka shkruar një përdorues.
Një tjetër komentoi: “Rihanna, nëse nuk largohesh nga ky njeri… ai vazhdimisht ka mungesë respekti ndaj teje”.
Megjithatë, jo të gjitha reagimet ishin negative. Disa fansa e mbrojtën reperin, duke argumentuar se deklarata ishte thënë në formë humori dhe se u ekzagjerua në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Rihanna nuk ka reaguar publikisht ndaj debatit dhe është fotografuar në Beverly Hills duke bërë blerje.
A$AP Rocky po vazhdon turneun e tij nëpër SHBA, i cili po tërheq ende publik të madh pavarësisht polemikave.
Debati po ndodh disa ditë pasi reperi foli edhe për jetën familjare dhe për rolin e tij si baba, duke theksuar se dëshiron t’i rrisë fëmijët me disiplinë dhe përulësi, larg presionit të famës.
Ai tha gjithashtu se synon të jetë emocionalisht i pranishëm për fëmijët e tij dhe të ruajë një lidhje të fortë familjare.