Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna e A$AP Rocky nuk po fjaloseshin pas “Met Galas”

A$AP Rocky dhe Rihanna, "Met Gala" 2026

A$AP Rocky dhe Rihanna, "Met Gala" 2026

Foto: Associated Press

Këngëtarja e mirënjohur, Rihanna dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky, nuk kanë probleme në lidhjen e tyre, pavarësisht spekulimeve që shpërthyen në rrjet pas paraqitjes së tyre në “Met Gala” 2026.

Sipas TMZ, fansat nisën të dyshonin për tension mes çiftit pasi ata u filmuan duke u larguar nga ngjarja në një moment që dukej emocional dhe paksa i ftohtë.

Burime pranë çiftit kanë thënë se nuk bëhej fjalë për asnjë konflikt, por vetëm për lodhje ekstreme pas një dite shumë të ngarkuar.

Sipas tyre, Rihanna dhe A$AP Rocky kishin qenë në lëvizje për rreth 16 orë pa ndalesë, duke kaluar nga përgatitjet, paraqitjet publike dhe më pas vetë ngjarja madhështore.

“Ka qenë një ditë shumë e gjatë dhe ata ishin totalisht të rraskapitur”, ka thënë një burim.

Në videon që u bë virale, çifti shihej duke biseduar seriozisht brenda furgonit të tyre pas mbrëmjes së madhe, ndërsa në disa momente dukej sikur ishin të irrituar me njëri-tjetrin.

Spekulimet u shtuan edhe më shumë pas disa videove të tjera ku Rihanna dukej serioze, përfshirë një moment viral kur ajo i hodhi një vështrim Rockyt teksa ai po bisedonte me drejtoreshën kreative të brendit të njohur të stolive “Swarovski”, Giovanna Battaglia Engelbert, të cilën Rihanna e njeh mirë.

Edhe A$AP Rocky zbulon se Rihanna po punon për albumin e ri Showbiz A$AP Rocky zbulon se Rihanna po punon për albumin e ri

Megjithatë, burimet insistojnë se nuk ka asnjë krizë mes tyre dhe se njerëzit thjesht po e analizojnë tepër një moment lodhjeje.

“Nuk ishte ndonjë debat i madh, vetëm dy njerëz që po përballeshin me lodhjen pas një nate jashtëzakonisht të gjatë”, ka thënë tutje burimi.

Burimet shtuan se çifti vazhdon të jetë i lumtur bashkë dhe se raporti i tyre mbetet i fortë.