Pas gati 10 vjetësh pa një album të ri, këngëtarja Rihanna i është rikthyer studios së këngëve.
Partneri i saj, reperi A$AP Rocky, në podcastin The Jason Lee, zbuloi se këngëtarja po punon për muzikë të re, ka shkruar BBC.
Kur u pyet nëse do të publikonin një album të përbashkët, ai e mohoi këtë mundësi, por kur moderatori e pyeti nëse ai ishte arsyeja pse Rihanna nuk ka nxjerrë album prej vitesh, Rocky u përgjigj se jo, por tha se ajo është e përkushtuar ndaj një projekti të ri muzikor.
“Po, e thashë. Më fal, zemër. Besoj se do të kem telashe për këtë”, ka thënë reperi me humor.
Video e intervistës së plotë të A$AP Rockyt në podcastin The Jason Lee:
Albumi i fundit i Rihannës, “Anti”, u publikua në vitin 2016. Vitin e kaluar, ajo kishte deklaruar se më në fund kishte gjetur drejtimin e duhur për albumin e ri.
Edhe
Deklarata e A$AP Rockyt në koncert shkakton reagime në rrjete sociale
“Më në fund e kam gjetur. Nuk mund të publikoj diçka mesatare. Pas kaq shumë vitesh pritje, më mirë prisni edhe pak, por të jetë diçka vërtet e mirë”, pati thënë ajo.
Që nga publikimi i “Anti”, Rihanna ka nxjerrë vetëm disa këngë të veçanta, ndërsa është përqendruar edhe në bizneset e saj të suksesshme, përfshirë brendin e kozmetikës “Fenty Beauty” dhe linjën e të brendshmeve.
Ndërkohë, Rocky nuk pranoi të komentonte zërat nëse çifti është martuar.