Profili i Instagramit "Royal Sussex", profili zyrtar i princit Harry dhe Meghan Markle, për vetëm disa javë i ka mbledhur 5.4 milionë ndjekës.
Harry dhe Meghan aktualisht janë anëtarët më të njohur të familjes mbretërore, ndërsa popullaritetin së shpejti do t’ua marrë foshnja e tyre që pritet të lindë çdo moment, nëse nuk ka lindur tashmë.
Princi Harry dhe Meghan Markle në Instagram ndjekin vetëm 16 persona, ndërsa në mesin e tyre nuk është asnjë anëtar i familjes mbretërore.
Deri më tani, Harry dhe Meghan i kishin ndjekur profilet e Kate dhe William, Charles dhe Camilla, princeshës Eugenie dhe profilin zyrtar të familjes mbretërore, por ata i fshinë të gjithë dhe tani i ndjekin vetëm 16 profilet që marrin pjesë në fushatën për ngritjen e vetëdijesimit për shëndetin mendor.
Ka gjithnjë e më shumë indikacione se "Sussex Royal" drejtohet nga Meghan Markle, pasi që administratori përdor një varg shprehjesh amerikane.
Ndër 16 profilet janë shoqatat humanitare, autorët dhe mjekët të cilët marrin pjesë në fushatë, sepse Meghan dhe Harry duan që vëmendja në periudhën e ardhshme të jetë vetëm tek fushata.
-
Meghan Markle po pret t’i kthehet Instagramit
-
Harry dhe Maghan u thanë lamtumirë ndjekësve të tyre në Instagram
-
Harry dhe Meghan me llogari të përbashkët në Instagram
-
Meghan Markle e lumtur që fëmijët e saj “janë ende shumë të vegjël për rrjete sociale”
-
Meghan Markle tregon se tani e përdor mbiemrin Sussex