Meghan Markle, e ka gati faqen e saj të Instagramit dhe po do që ta bëjë një rikthim në rrjetet sociale.
Thuhet se ajo ka llogarinë e saj “@meghan”, e cila tashmë ka 2.420 ndjekës, pavarësisht faktit se ajo nuk ka postuar kurrë asgjë.
Markle zbuloi se po shqyrtonte idenë e rikthimit në rrjetet sociale në një intervistë me “The Cut” në gusht të 2022-s, duke thënë: "A doni të dini një sekret? Po kthehem... Në Instagram."
Ajo kishte një faqe interneti ku publikonte mbi udhëtimet dhe mënyrën e jetesës së saj, e quajtur “The Tig”, por e mbylli pasi u martuar me Princin Harry, shkroi FemaleFirst.
Ajo bashkë me princin kishin nisur një llogari të përbashkët në Instagram në prill 2019, “sussexroyal”, një muaj pasi u lindi djali.
Edhe
Princi Harry dhe Meghan rikthehen për të jetuar në Britani me fëmijët
Arriti 1 milion ndjekës brenda gjashtë orësh.
Por, çifti e çaktivizoi pas një kohe të shkurtër pasi e lanë familjen mbretërore në mars 2020.