Aktorja Megan Fox ka ndarë një moment tnga jeta e saj personale, duke treguar për ndjekësit e saj se shtatzënia e saj e fundit nuk ishte e planifikuar, por një dhuratë e papritur dhe e mirëpritur, ka raportuar ABC News.
Në një postim në Instagram Story të mërkurën, 38-vjeçarja ka publikuar një video, duke zbuluar se në atë kohë ishte shtatzënë gjashtë javëshe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“38 vjeç, gjashtë javëshe shtatzënë, e paplanifikuar, por një surprizë e bukur”, ka shkruar ajo në tekstin e mbivendosur në video.
Fox është shprehur me tone fuqizuese për gratë. “Ju lutem, mos e dëgjoni patriarkatin. Gratë janë qenie drite të përjetshme. Ne nuk kemi afat skadence. Mos lejoni që t’ju rrëmbejnë fuqinë”, ka thënë ajo.
Aktorja e përmbylli mesazhin me një thirrje për ndjekësit që të shikojnë projektin e saj më të ri, serialin “Overcompensating”, i cili u publikua më 15 maj në platformën Amazon Prime Video.
Më pas ajo ka fshirë të gjithë përmbajtjen nga llogaria e saj në këtë rrjet social.
Fox dhe partneri i saj, këngëtari Machine Gun Kelly, mirëpritën një vajzë në muajin mars të këtij viti. Ata e kishin bërë publike shtatzëninë në muajin nëntor të vitit 2024.
Fox ka tre fëmijë të tjerë, Noah, Bodhi dhe Journey, nga martesa e mëparshme me aktorin Brian Austin Green.
Machine Gun Kelly gjithashtu ka një vajzë nga një lidhje e mëhershme.