Këngëtari, Machine Gun Kelly (MGK) ka folur fjalë të mëdha për ish-partneren e tij, aktoren Megan Fox, duke e cilësuar si “partneren më të mirë” për të pasur fëmijë së bashku.
Reperi 35-vjeçar dhe aktorja 39-vjeçare mirëpritën para gjashtë muajsh vajzën e tyre, Saga Blade. Edhe pse marrëdhënia e tyre përfundoi, MGK ka thënë se bashkëprindërimi po funksionon falë mbështetjes dhe përkushtimit të Foxit.
“Ka qenë me të vërtetë një histori epike dashurie, dhimbjeje dhe plot magji. Dhe e pata me një person që është partnerja më e mirë, partnerja më e mirë për të pasur një fëmijë”, ka thënë ai në emisionin “The Jennifer Hudson Show”, ka raportuar FemaleFirst.
Ai ka shtuar me humor se vajza po ndryshon shpejt.
“Një muaj më parë dukej fiks si unë, ndërsa tani duket fiks si ajo”, ka thënë MGK.
Gun Kelly ka edhe një vajzë tjetër, Casie, 16 vjeç, nga një lidhje e mëparshme. Ndërsa Fox ka tre djem me ish-bashkëshortin Brian Austin Green: Noah (12), Bodhi (11) dhe Journey (9).
Duke folur për mënyrën se si e përjeton prindërimin, ylli ka theksuar se sjell energji pozitive dhe muzikë.
“Së fundmi i kam bërë një ninullë me ukulele (instrument muzikor). Megan është në klubin e netëve pa gjumë, me siguri. Unë kam qenë pak në udhëtime për performanca, kështu që kur kthehem, vetëm shtyp snooze një milion herë për të marrë veten. Gratë e përjetojnë pjesën më të vështirë të procesit me një të porsalindur, por specialiteti im është muzika, të qeshurat dhe gjithçka që mund të bëj për ta bërë atë të buzëqeshë dhe për ta prezantuar vajzën me botën përmes dashurisë”, ka thënë këngëtari.