Aktorja e njohur, Megan Fox, e cila tashmë është nënë e tre fëmijëve, është duke pritur fëmijën e saj të parë me partnerin, yllin Machine Gun Kelly.
Fox dhe i fejuari i saj janë pajtuar dhe po hapin kapitull të ri në marrëdhënien e tyre, po bëhen prindër, ka shkruar revista ELLE.
Aktorja e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, pasi ndau një fotografi, në të cilën shihet e zhveshur ndërkohë që është e mbuluar me një lloj lëngu me ngjyrë të zezë. Fotoja e radhës përmban një test pozitiv shtatzënësie.
“Asgjë nuk humb me të vërtetë. Mirëserdhe prapë”, ka shkruar ylli.
Fox ka tre fëmijë me ish-burrin, Brian Austen Green – Noahn 12 vjeç, Bodhin, 10 vjeç dhe Journeyn, 8 vjeç. Kurse Kelly ka një vajzën 15 vjeçe, Casie.
Romanca katër vjeçare e Foxit dhe Kellyt ka pasur vështirësi, pasi në muajin maj, Entertainment Tonight raportoi se ata ishin duke u munduar ta përmirësonin marrëdhënien e tyre pasi Fox, në muajin mars, pati bërë të ditur se e kanë anuluar fejesën.
“Ata janë duke vazhduar të shkojnë në terapi e të jenë tërësisht transparent rreth ndjenjave të tyre dhe kanë komunikim të mirë. Kanë kaluar në disa probleme për besimin, por të dy po mundohen që të qëndrojnë të përkushtuar ndaj qëllimit të tyre për të qenë bashkë gjithmonë”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.