Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë ndarë vetëm disa javë pasi njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Fox, 38 vjeç, dhe MGK, 34, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, i dhanë fund romancës së tyre gjatë festës së Falënderimeve ndërsa ishin së bashku në Vail, Kolorado, raporton TMZ.
Ylli i "Transformers" është rreth gjashtë muajsh shtatzënë dhe parashihet të sjellë në jetë fëmijën e tyre në mars.
Dyshja raportohet se janë ndarë më pak se dy javë pas zbulimit të shtatzënisë pasi Fox “gjeti një material në telefonin e MGK-së që ishte shqetësues dhe e bëri atë që të largohej herët nga udhëtimi”.
Që atëherë raportohet se ata nuk janë parë më.
Fox, e cila ka tre fëmijë, Noah, 11, Bodhi, nëntë vjeç dhe Journey, shtatë, me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, zbuloi shtatzëninë e saj më 11 nëntor, duke shpërndarë një foto të saj ku shfaqte barkun që kishte nisur t’i rritej.
-
Megan Fox po pret fëmijën e parë me Machine Gun Kelly
-
Machine Gun Kelly e quan Megan Foxin “partneren më të mirë” për bashkëprindërim
-
Megan Fox: S’e planifikova shtatzëninë e fundit, por ishte një surprizë e bukur
-
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly bëhen prindër të një vajze
-
Ariana Grande e Ethan Slater janë ndarë pas gati tre vjetësh lidhje