Foshnja Archie tani mund të fle qetë në qendër të Londrës. Stërgjyshja, mbretëresha Elizabeth (93), ia ka dhuruar asaj edhe një banesë në Buckingham. Meghan Markle (37) dhe Princi Harry (34) u ndanë më herët këtë vit nga shtëpia e Pallatit Kensington, duke lënë pas vetes dukën dhe dukeshën e Cambridgeit, së bashku me zyrën e tyre të cilën e kishin krijuar atje kohët e fundit.
Çifti në prill u zhvendos në Pallatin e ri në Frogmore Cottage, ndërsa tani përsëri e kanë marrë një banesë brenda mureve të Buckingham, raporton Mirror. Mbretëresha Elizabeth ua ka dhuruar atyre një varg dhomash në Pallat, tani për tani nuk dihet ende se për cilat dhoma bëhet fjalë, apo sa të mëdha janë ato. Përndryshe, shtëpia e Meghan dhe Harry është rreth një orë udhëtimi me automobil larg nga Kensingtoni, shkruan KOHA Ditore.
Burimi për Mirror theksoi se procedura standarde është që anëtarët e familjes mbretërore që jetojnë jashtë Londrës ta kenë një vendqëndrim në kryeqytet.
-
Ky është pallati i ri i Princit Harry dhe Markles
-
Harry dhe Markle vizitojnë Mbretëreshën në Kështjellën Windsor
-
Dukesha e Sussexit planifikon ta lindë vajzën në shtëpi
-
Mbretëresha Elizabeth nuk i mban mëri Meghan Markle, e uron për datëlindje duke e quajtur dukeshë
-
Dukesha Meghan po ndihet e lirë me princin Harry në Los Angeles