Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Harry dhe Markle vizitojnë Mbretëreshën në Kështjellën Windsor

Harry dhe Markle vizitojnë Mbretëreshën në Kështjellën Windsor

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan kanë vizituar Mbretëreshën Elizabeth II në Kështjellën Windsor.

Kjo është vizita e tyre të parë e përbashkët në Mbretëri të Bashkuar, që kur hoqën dorë nga rolet formale mbretërore dhe u shpërngulën në SHBA më shumë se dy vjet më parë, raporton Associated Press të premten.

Zyra e çiftit thotë se ata vizituan mbretëreshën 95-vjeçare, gjyshen e Harry-t, të enjten, derisa po udhëtonin për në Holandë për të marrë pjesë në Lojërat Invictus. Harry është një themelues dhe mbrojtës i garës sportive ndërkombëtare për veteranët ushtarakë të plagosur.

Harry dhe Meghan dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore dhe u transferuan në Amerikën e Veriut në vitin 2020, duke përmendur presionin e padurueshëm të roleve të tyre dhe qëndrimet raciste të medias britanike.

Çifti, i njohur gjithashtu si duka dhe dukesha e Sussex-it, humbën rojën e tyre të policisë të financuar nga taksapaguesit kur u larguan, dhe Harry ka paditur qeverinë britanike për refuzimin e lejimit të tij të paguajë për sigurinë e tij policore, gjatë vizitave në Mbretëri të Bashkuar.

Avokatët thonë se Harry dëshiron të sjellë fëmijët e tij - Archie, i cili është pothuajse 3 vjeç dhe Lilibet 10 muajshe - për të vizituar vendin e tij, por se është shumë e rrezikshme pa mbrojtjen e policisë.