Çifti i njohur mbretëror, Harry dhe Meghan, do ta vizitojnë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë në javën e parë të shtatorit, raporton CNN-i.
“Duka dhe dukesha e Sussexit janë të lumtur që do t’i vizitojnë disa prej organizatave bamirëse të cilat i kanë për zemër, në shtator të këtij viti”, deklaroi zëdhënësi i çiftit të hënën (15 gusht).
Më 5 shtator, Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan, pritet ta ndjekin samitin “One Young World 2022” në Manchester, dhe një ditë më vonë ata do të jenë të pranishëm në ngjarjen “Invictus Games Düsseldorf 2023”, në Gjermani. Më pas çifti do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe, për ta ndjekur ceremoninë e ndarjes së çmimeve “WellChild Awards”.
Harry dhe Meghan, të cilët u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2020, u rikthyen në Britani të Madhe në muajin qershor, me rastin e festimeve të 70-vjetorit të shërbimit të mbretëreshës Elizabeth në fron. Kjo gjithashtu ishte hera e parë që mbretëresha u takua me vajzën një vjeçare të çiftit, Lilibet.
Sidoqoftë, duka dhe dukesha e Sussexit nuk u ftuan ta shoqëronin mbretëreshën Elizabeta e Dytë në ballkonin e Pallatit Buckingham, pasi aty përfshiheshin vetëm anëtarët mbretërorë që kryejnë detyra zyrtare.
Harry dhe Meghan u ndanë nga familja mbretërore në vitin 2020, duke hequr dorë nga të gjitha obligimet zyrtare si pjesëtarë të monarkisë.
-
Harry dhe Markle vizitojnë Mbretëreshën në Kështjellën Windsor
-
Mbreti Charles ribashkohet me nipin dhe mbesën për herë të parë pas katër vjetësh
-
Harry i vetëm në Britani pasi gruas dhe fëmijëve të tij nuk iu ofrua siguri shtetërore
-
Princi Harry po shqyrton çdo mundësi për t'i dërguar fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar
-
Jo me paratë e taksapaguesve: Prince Harry i dëshpëruar për mundësinë e anulimit të vizitës në Londër