“Ishte nder të të quaja miku im”, ka thënë Matt LeBlanc për Matthew Perry, miq të njohur nga seriali i famshëm “Friends”.
Duke postuar për herë të parë që nga vdekja e Perryt, Le Blanc ka thënë, “me zemër të rënduar të them lamtumirë”.
“Asnjëherë nuk do të të harroj”, ka shkruar ai në Instagram.
Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles.
“Kohët që patëm së bashku sinqerisht janë mes kohërave më të preferuara të jetës sime. Ishte nder ta ndaja skenën me ty dhe të të quaj miku im. Do të buzëqesh gjithmonë kur do të të mendoj dhe nuk do të harroj kurrë. Kurrë”, ka shrkuar LeBlanc.
LeBlanc, i cili luajti rolin e Joey Tribbianit në “Friends”, është ylli i parë prej pesë yjeve të tjerë serialit që individualisht ka folur për vdekjen e Perryt.