Aktorët e serialit “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer, kanë dedikuar përkujtime për ish-kolegun e tyre Matthew Perry i cili vdiq muajin e kaluar.
Schwimmer ndau një fotografi me të dhe shkroi: “Faleminderit për 10 vjet të mrekullueshme buzëqeshjeje dhe kreativiteti”.
Aniston publikoi një klip nga filmi dhe shkroi: “E donim shumë. Ishte pjesë e ADN-së tonë”.
Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles.
“Lamtumira për Mattyn ka qenë një valë e çmendur emocionesh që nuk i kam përjetuar kurrë më parë. Ai na bëri të gjithëve të qeshnim. Dhe të qeshnim fort. Në javët e fundit, kam dërguar tekstet tona njëri-tjetrit. Duke qeshur dhe qarë pastaj duke qeshur sërish. Matty, të dua shumë dhe e di se tani je plotësisht në paqe dhe jashtë çdo dhimbje”, ka shkruar Aniston.
Komentet e tyre erdhën një ditë pasi dy yjet e tjetër të serialit, Courteney Cox dhe Matt LeBlanc, po ashtu ndanë disa fjalë në kujtim të tij.
Edhe
Jennifer Aniston kujton Matthew Perryn në njëvjetorin e vdekjes
“Kishe zemër. Me të cilën ishe bujar dhe e ndave me ne, kështu që ne të mund të krijonim një familje nga gjashtë të panjohur”, ka vazhduar Schwimmer.
E, Lisa Kudrow, ka shkruar: “Faleminderit që më ke bërë të qesh aq shumë me diçka që ke thënë, sa muskujt më dhembnin, dhe lotët më rridhnin në faqe çdo ditë”.