Courteney Cox ka qenë aktorja e dytë prej pesëshes së serialit “Friends” që ka shkruar publikisht në kujtim të Matthew Perryt.
Cox e cila ka luajtur rolin e Monica Geller në serial ka shkruar se është “mirënjohëse për çdo moment” që ka kaluar krah Perryt dhe “më mungon çdo ditë”.
“Kur punon me dikë aq afër sa punova unë me Mattheë, ka mijëra momente që do të doja t’i ndaja. Për tani, ja një prej tyre”, ka shkruar ajo në Instagram duke ndarë një video nga seriali.
I pari që theu heshtjen ishte Matt LeBlanc i cili shkroi se kohët që kaloi bashkë me Perryn ishin nga më të mirat e jetës së tij.
Matthew Perry ishte një prej gjashtë aktorëve kryesorë të serialit të famshëm “Friends”, i cili vdiq në shtëpinë e tij dy javë më parë.
Aktorët bashkërisht kishin shprehur dhimbjen për humbjen e tij në një letër të përbashkët, por deri të martën asnjëri nuk kishte dalë individualisht.
-
“Netflixi” me dokumentar për Perryn, motra flet për herë të parë pas vdekjes së tij
-
Jennifer Aniston kujton Matthew Perryn në njëvjetorin e vdekjes
-
Njerku i Matthew Perryt thyen heshtjen pas vdekjes së aktorit
-
Yjet e “Friends” kujtojnë Perryn: Me zemrën e tij na bëri gjashtë të panjohurve familje
-
Matt LeBlanc thyen heshtjen, ia kushton disa fjalë Matthew Perryt pas vdekjes