Këngëtari i njohur kolumbian, Maluma, është bërë baba për herë të parë.
29-vjeçari e ka bërë publike në Instagram të dielën se ai dhe e dashura e tij, Susana Gomez, kanë pritur fëmijën e tyre të parë, vajzën e quajtur Paris Londono Gomez.
“Me 9 mars, dashuria e jetëve tona, Paris Londono Gomez ka lindur. Faleminderit të gjithë juve për urimet”, ka shkruar Maluma në gjuhen spanjolle.
Ai ka falënderuar edhe të dashurën e tij Susana.
“Susana, dashuri: Faleminderit që ma ke plotësuar dëshirën dhe ëndrrën time më të madhe, për të qenë baba. Kurrë nuk do ta harroj këtë moment”, ka shkruar Maluma.
Postimin e ka përmbyllur duke shkruar “I dua”.
Maluma i ka publikuar fotografitë me ngjyrat bardhë e zi.
{gallery}