Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo është martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, modelen dhe influencuesen Georgina Rodriguez, në një ceremoni civile në Portugali.
Sulmuesi portugez publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shihen dy duar, dora e tij mbi atë të bashkëshortes, të dyja me unaza martese.
Duke e cilësuar si “dasma e vitit”, mediat portugeze raportojnë se çifti u martua më 11 gusht në qytetin bregdetar Cascais, pranë Lisbonës, dhe se në ceremoni morën pjesë edhe pesë fëmijët e tyre.
Postimi në Instagram mori më shumë se 3 milionë pëlqime brenda 30 minutash.
Çifti është bashkë prej 10 vjetësh, pasi u njohën në një dyqan të Gucci-t në Madrid, ku Rodriguez punonte në atë kohë. Ronaldo luante atëherë për klubin spanjoll, Real Madrid
Ata njoftuan fejesën më 11 gusht të vitit të kaluar, kur Rodriguez publikoi një foto të një unaze të madhe diamanti dhe shkroi në gjuhën e saj amtare: “Po, do ta bëj. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia”.
Edhe
Cristiano Ronaldo tregon se u përlot kur i propozoi martesë Georgina Rodriguezit
Ronaldo ka gjithsej pesë fëmijë, dy prej të cilëve i ka me Rodriguez.
Ajo ka ndihmuar gjithashtu në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të Ronaldos dhe familja aktualisht jeton në kryeqytetin saudit, Riad.
Vajza e tyre e parë, Alana Martina, lindi në vitin 2017. Vajza e tyre më e vogël, Bella, lindi në prill të vitit 2022, së bashku me një vëlla binjak, i cili ndërroi jetë.