Showbiz

Leonardo DiCaprios i është thënë ta ndërrojë emrin në fillim të karrierës

Leonardo DiCaporio

Leonardo DiCaporio

Foto: Associated Press

Aktori Leonardi DiCaprio ka kujtuar kohën kur në fillim të karrierës dikush i ka thënë se emri i tij nuk është emër skenik dhe se duhet ta ndërrojë.

Fituesi i çmimi “Oscar”, në podcasting “New Hights”, ka treguar se dikush i ka thënë se emri i tingëllon “shumë etnik”, ka raportuar Deadline.

“Më në fund gjeta një agjent. Ai më tha: “emrin e ke tepër etnik’ dhe unë i thash: ‘si po mendon, unë quhem Leonardo DiCaprio’, pastaj prapë më tha: ‘jo, tejet etnik. Nuk do të të punësojnë kurrë. Emri yt i ri është Lenny Williaims’”, ka thënë aktori.

Ai më pas ka thënë se e ka pyetur agjentin se “cka është Lenny”, pasi nuk e kuptonte se ishte shumë i ri.

“I thash: ‘çka është Lenny’ isha 12, 13 vjeç. I thash: ‘çka është Lenny Williams?’, ‘morëm emrin tënd të mesëm dhe e bënë, tash ti je Lenny’”, ka treguar tutje ylli.

Aktori i filmit “One Battle After Another” i ka treguar kolegut të tij, Benicio Del Toro, që kur babai i tij pa një poster ku emri i shkruhej ndryshe, e shqeu dhe tha “vetëm mbi trupin tim të vdekur”.

Del Torro pastaj tregoi se ka pasur një ekspriencë të ngjashme

“Edhe mua më është thënë e njëjta gjë. ‘Tani ti je Benny Del’”, i tregoi ai.

DiCaprio u bë emër i famshëm me rolet në filmat si “What’s Eating Gilbert Grape” në vitin 1993, “Romeo+ Juliet” në vitin 1996 dhe “Titanic” në vitin 1997.