Lady Gaga ka njoftuar të mërkurën fansat se turneu i saj “Chromatica Ball”, është dashur të shtyhet sërish.
Ky turne ishte paraparë të zhvillohej në verën e kaluar mirëpo ishte shtyrë për shkak të pandemisë me koronavirus. Mirëpo, edhe pse ishte menduar që të zhvillohej në verën e vitit 2021, kjo sërish nuk do të ndodhë, pasi siç është thënë nga organizatorët, shumë shtete ende janë duke u përballur me valë të pandemisë derisa disa të tjera tashmë janë rihapur.
“Derisa disa pjesë të botës po hapen me shpejtësi, disa të tjera nuk janë ende gati. Derisa të arrijmë t’i konfirmojmë të gjitha datat globale, duhet ta shtyjmë sërish turneun The Chromatica Ball për verën e vitit 2022”, thuhet në njoftimin e Lady Gagas.
Turneu i këngëtares amerikane ishte paraparë të niste në Paris të Francës e të vazhdonte më pas në Britani të Madhe, Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-
Lady Gaga shtyn turneun edhe një herë
-
Lady Gaga paralajmëron koncerte të reja në turneun “Chromatica Ball Tour”
-
Lady Gaga anulon koncertin për shkaqe shëndetësore
-
Lady Gaga e mbyll turneun e saj me 112 milionë dollarë fitim
-
Celine Dion e shtyn për vitin 2023 turneun në Evropë për shkak të problemeve shëndetësore