Këngëtarja e famshme Lady Gaga ka anuluar një koncert në Montreal për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes.
Artistja 40-vjeçare pritej të performonte të hënën në sallën Bell Centre, në kuadër të turneut të saj “Mayhem Ball”, por u detyrua ta anulojë koncertin pasi mjeku i saj e këshilloi fuqimisht të mos ngjitej në skenë, ka shkruar FemaleFirst.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përshëndetje të gjithëve, më vjen shumë keq t’ju njoftoj se nuk mund të performoj sonte dhe duhet ta anuloj koncertin. Kam disa ditë që po luftoj me një infeksion në rrugët e frymëmarrjes dhe kam bërë gjithçka për të pushuar dhe për t’u rikuperuar, por gjendja është përkeqësuar. Mjeku më ka këshilluar fuqimisht të mos performoj sot dhe, për të qenë e sinqertë, nuk mendoj se mund t’ju jap cilësinë e performancës që ju meritoni”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.
Këngëtarja ka shtuar se e di sa zhgënjyese është kjo dhe ndihet shumë keq që po i zhgënjen fansat.
“Më vjen shumë keq për të gjithë ata që kishin planifikuar të ishin aty dhe të më mbështesnin. Të performoja për ju në Montreal të enjten dhe të premten ishte magjike dhe shumë domethënëse. Për të gjithë ata që do të vinin sonte, më është thyer zemra dhe shumë më vjen keq”, ka shkruar tutje ajo.
Turneu i saj kishte nisur në SHBA në korrik të vitit të kaluar. Më herët, këngëtarja kishte treguar se nuk kishte planifikuar të rikthehej kaq shpejt në turne.
Në një tjetër postim në Instagram, ajo ka shkruar se nuk kishte planifikuar të bënte turne këtë vit pas koncerteve në Singapor, por reagimi i jashtëzakonshëm ndaj albumit të ri e ka frymëzuar të vazhdojë.
“Gjithçka u organizua shumë shpejt falë Arthur Fogelit dhe ekipit të mrekullueshëm në Live Nation, të cilët planifikuan një turne global brenda pak javësh. Këtë herë zgjodhëm salla, për të pasur mundësinë të kontrolloj më mirë detajet e shfaqjes, diçka që nuk është e mundur në stadiume, dhe sinqerisht mezi po pres. Ky spektakël është konceptuar si një përvojë teatrale dhe elektrizuese që sjell në jetë ‘Mayhem’ pikërisht ashtu siç e imagjinoj. Turneu ‘MAYHEM Ball’ po vjen. Shihemi së shpejti, monsters”, ka shkruar Gaga.