Lady Gaga ka arritur të përfitojë shumë financiarisht nga turneu i saj i fundit “The Chromatika Ball”.
Billboard shkruan të mërkurën se këngëtarja amerikane ka arritur të fitojë 112 milionë dollarë nga turneu i cili është zhvilluar në shumë shtete të botës.
Sipas Billboard, Lady Gaga ka arritur të shesë më shumë se 800 mijë bileta gjatë turneut.
Këngëtarja 36-vjeçare është nominuar për këtë turne edhe në “People’s Choice Aëards 2022” në kategorinë “Turneu më i mirë i vitit 2022”.
Në këtë kategori e nominuar është edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, për turneun e saj “Future Nostalgia”.
Artikuj të ngjashëm
-
Kontributi i Dua Lipës në ekonominë e Britanisë së Madhe
-
Turneu “Eras” i Taylor Swiftit mblodhi 2,2 miliardë dollarë
-
Dua Lipa me turne të madh botëror vitin e ardhshëm, publikon datat
-
Dua Lipa ka mbajtur 74 koncerte në kuadër të turneut “Future Nostalgia”
-
Lady Gaga paralajmëron koncerte të reja në turneun “Chromatica Ball Tour”