Celine Dion e ka shtyrë turneun e saj evropian të verës së këtij viti, për vitin 2023, për shkak të një problemi shëndetësor.
Në një video që ka publikuar në Instagram, këngëtarja 54-vjeçare me zërin e fuqishëm ka bërë të ditur se po detyrohet ta shtyjë edhe një herë turneun, pas shtyrjes si pasojë e pandemisë vitin e kaluar, për shkak se problemi që ka me muskujt nuk po përmirësohet shpejt.
"Përshëndetje të gjithëve. Epo, ja ku jemi përsëri. Më vjen shumë keq që duhet të ndryshojmë planet tona të turneut për Evropën edhe një herë. Së pari, na u desh të zhvendosnim shfaqjet për shkak të pandemisë, dhe tani janë problemet e mia shëndetësore ato që po bëjnë që t’i shtyjmë disa shfaqje dhe për fat të keq, duhet të anulojmë edhe disa të tjera”, ka thënë Dion në Instagram.
Këngëtarja e hitit "My Heart Will Go On" - e cila anuloi turneun e saj në Amerikën e Veriut në janar pasi pësoi spazma muskulore, vazhdoi t'u shpjegonte miliona ndjekësve të saj se ndërsa "progresi ka qenë i ngadalshëm".
Legjenda e muzikës, e cila ka shitur më shumë se 200 milionë disqe gjatë karrierës së saj u kërkoi falje fansave të saj dhe premtoi se po bën "më të mirën" për t'u rikthyer në formë.
-
Celine Dion anulon 16 koncerte për shkaqe shëndetësore
-
Celine Dion do të rikthehet në skenë pas katër vjetësh
-
Motra e Celine Dionit flet për gjendjen shëndetësore të këngëtares
-
Celine Dion anulon të gjitha shfaqjet për shkak të problemeve shëndetësore
-
Celine Dion diagnostikohet me sëmundje të rrallë, anulon shumë koncerte