Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Keanu Reeves: Mendoj për vdekjen gjatë gjithë kohës

Keanu Reeves

Keanu Reeves

Aktori, Keany Reeves, ka thënë se mendon për vdekjen gjatë gathë kohës.

“Jam 59 vjeç, prandaj mendoj për vdekjen gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai për BBC-në.

Ai ka shtuar se kjo është gjë e mirë.

“Shpresoj që kjo gjë të mos jetë përçarëse, shpresoj të jetë sensibilizuese ndaj vlerësimit të jetës që kemi dhe lidhjeve që kemi potencial t’i krijojmë”, ka thënë ylli.

Ai ka folur me BBC-në rreth librit të tij të ri, që është një novelë, “The Book of Elsewhere”, të cilin e ka shkruar në bashkëpunim me autorin britanik, China Mieville.

Edhe Keanu Reeves me këshillë për aktorët që ëndërrojnë Hollywoodin Showbiz Keanu Reeves me këshillë për aktorët që ëndërrojnë Hollywoodin
China Mieville dhe Keanu Reeves

Në libër bëhet fjalë për një ushtar të pavdekshëm, i cili dëshiron t'i mundësohet të vdesë.

Libri është i bazuar në komikët e suksesshëm që pati lansuar Reeves në vitin 2021, "BRZRKR".

Ai për këta libra ka thënë se i pëlqejnë imazhet dhe tregimi i historive.

“Më pëlqejnë imazhet, më pëlqejnë fjalët dhe tregimi i historive dhe më pëlqen se si ndërlidhen këto gjëra në libra komik. Mund ta shohësh artin dhe të ndjekësh zhvillimin e historisë”, ka thënë aktori.

Reeves insiston që ai nuk e ka shkruar novelën dhe se e ka shkruar China. Ndërkohë që China thotë se pa punën e përkushtueshme të Reevesit, s'do të mund ta realizonte.

Edhe Dashuria që frymëzon artin: Alexandra Grant tregon ndikimin e Keanu Reeves në jetën e saj Showbiz Dashuria që frymëzon artin: Alexandra Grant tregon ndikimin e Keanu Reeves në jetën e saj

Aktori, i cili njihet për karakterin e tij të mirë, shpesh përshkruhet edhe si më i sjellshmi në Hollywood, ndërkohë që karakteri B, në komikë, i cili i përngjanë Reevesit, është mjaft agresiv.

Personazhi B në komikun "BRZRKR" të Reevesit

“Shpresoj që lexuesit e librit 'BRZRKR', të mos bëhen agresiv, sepse aty ka një histori dashurie. Nëse e lexoni, shpresoj ta gjeni dashurinë nëse nuk e keni”, ka thënë Reeves.

Për librin e ri që shkroi me Chinan, Reeves shpreson që të iu pëlqejë njerëzve.

“Më pëlqen krijimtaria. Më pëlqen të krijoj e të shpërndajë me të tjerët dhe shpresoj që njerëzve të iu pëlqejnë historitë që tregojmë ne”, ka thënë ai.

Ylli i filmit njihet edhe për zemërgjerësinë që ka, pasi u falë njerëzve shumë gjëra, ndërkohë që është raportuar se nuk ka qejf të posedojë gjëra. Por kjo është mohuar nga aktori.

Edhe Ryan Gosling largohet nga projekti i regjisorëve fitues të “Oscarit” Showbiz Ryan Gosling largohet nga projekti i regjisorëve fitues të “Oscarit”

“Më pëlqen të posedojë sende, më pëlqen të kem gjëra. Normalisht se nuk dua ta prezantoj veten si dikush që falë gjithçka”, ka thënë ndër të tjera Reeves.

Libri “The Book of Elsewhere” publikohet më 23 korrik.