Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hathaway: Sensi i humorit, aftësia më e mirë për mbijetesë

Anne Hathaway

Anne Hathaway

Foto: Associated Press

Aktorja Anne Hathaway ka zbuluar se cilën aftësi e konsideron më të rëndësishme për mbijetesë, pas përvojës gjatë xhirimeve të filmit të ri fantastiko-shkencor “The End of Oak Street”, ka shkruar People.

Aktorja 43-vjeçare luan në film së bashku me Ewan McGregorin, Maisy Stellan dhe Christian Converyn. Duke folur për atë që mësoi gjatë xhirimeve, Hathaway ka thënë se aftësia më e rëndësishme nuk është të dish të ndezësh zjarr apo të përdorësh mjete të ndryshme, por të ruash sensin e humorit.

“Duke menduar tash, mendoj se aftësia më e rëndësishme për mbijetesë është sensi i humorit. Nëse di të bësh gjëra praktike, si të përdorësh një thikë zvicerane apo të ndezësh zjarr, kjo sigurisht të ndihmon. Por ajo që të ndihmon vërtet të kalosh çdo situatë është aftësia për të qeshur”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, kolegu i saj Ewan McGregor zgjodhi një përgjigje më praktike dhe me humor.

“Mbani gjithmonë një çekiç të madh pranë. Është shumë e rëndësishme. Tani mbaj një edhe poshtë krevatit, për çdo rast”, ka thënë ai.

Edhe Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti Showbiz Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti

Megjithatë, McGregor pranoi me shaka se përgjigjja e Hathaway ishte më e mirë.

“Sens humori është një përgjigje shumë më e mirë!”, ka thënë ai.

Hathaway ka pasur një vit tepër të ngjeshur profesionalisht, me role në disa filma të mëdhenj, përfshirë “Mother Mary”, “The Devil Wears Prada 2”, “The Odyssey” dhe “The End of Oak Street”.

Aktorja tregoi se fillimisht u habit kur e pa kalendarin e saj të publikimeve për vitin 2026.

“Kur mora kalendarin për këtë vit nga studiot e mrekullueshme me të cilat kam punuar, e pashë dhe mendova se po bënin shaka”, ka thënë ajo.

Por më pas ajo vendosi ta shijonte këtë periudhë të ngarkuar.

“Thashë: për sa kohë publiku të mos lodhet duke më parë, gjë që nuk do t’ua vija fajin nëse do të ndodhte, le të vazhdojmë”, ka thënë ajo.

Edhe Anne Hathaway ka qenë “ligjërisht e verbër” për 10 vjet Showbiz Anne Hathaway ka qenë “ligjërisht e verbër” për 10 vjet

Duke folur për “The End of Oak Street”, Hathaway ka thënë se ndihet krenare që është pjesë e projektit, sidomos për shkak të regjisorit dhe skenaristit David Robert Mitchell.

“Është David Robert Mitchell në karrigen e regjisorit, duke drejtuar një skenar që e ka shkruar vetë. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, ndaj isha shumë e lumtur që u bëra pjesë e tij”, ka thënë ajo.