Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Helen Mirren thotë se u shmanget doktorëve dhe përdor AI-në për këshilla

Helen Mirren

Foto: Associated Press

Helen Mirren thotë se u shmanget mjekëve dhe i drejtohet inteligjencës artificiale (AI) për këshilla mjekësore.

Aktorja ka pranuar se “është e kundërta e hipokondrisë”, që njihet si një gjendje kur shqetësohesh tej mase se je sëmurë, pa pasur shenja të qarta të një sëmundjeje. 

“Unë thjesht i injoroj plotësisht të gjitha”, ka thënë Herren pasi bashkëaktorët e saj në filmin thriller “A Talent for Murder”, Alden Ehrenreich dhe Olivia Cooke, 32 vjeçe, i thanë revistës Entertainment Weekly se ishin afruar me njëri-tjetrin në sheshxhirim për shkak se të dy e konsideronin veten hipokondriakë.

Alden, 36 vjeç, e ka pyetur Helen, 81 vjeçe, nëse ajo i shmang mjekët, dhe aktorja është përgjigjur: “Plotësisht. I shmang mjekët...Dhe po funksionon”.

Ndërkohë, prirja e Aldenit për t’u shqetësuar për probleme të mundshme shëndetësore e bën të dëshirojë që “thjesht të kishte një mjek që të jetonte në shtëpinë e tij”.

Kjo e shtyu Helenin të bënte shaka duke i thënë: “Por ti e ke. Quhet AI”.

Alden e ka pritur me të qeshur sugjerimin e bashkëaktores së tij, duke e cilësuar si një “reklamë interesante për AI-n”, por Helen ka theksuar se sa i dobishëm është ky mjet, duke thënë: “E dini, AI është e mahnitshme”.

Edhe Helen Mirren e shqetësuar për ndikimin që kanë rrjetet sociale në standardet e bukurisë Showbiz Helen Mirren e shqetësuar për ndikimin që kanë rrjetet sociale në standardet e bukurisë

Përqafimi i kësaj teknologjie nga fituesja e çmimit Oscar vjen dy vjet pasi ajo kritikoi ashpër inteligjencën artificiale, ndërsa pranonte çmimin për Arritje Jetësore në ceremoninë "American Cinematheque Awards".

Kur po merrte çmimin organizatorët i kishin përgatitur një fjalim të shkruar nga AI. Ajo filloi ta lexonte, por më pas e grisi letrën e fjalimit në copa dhe e hodhi në dysheme, duke treguar se ishte shkruar nga inteligjenca artificiale.

Aktorja e “MobLand” ka treguar më parë edhe magjepsjen e saj me GPS-in, madje duke shprehur keqardhje që frontmeni i Nirvanës, Kurt Cobain, vdiq para se të mund ta përjetonte këtë teknologji.