Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Justin Bieber me vëmendje të plotë te Hailey

Justin Bieber është i vendosur ta mbështesë gruan e tij me të gjitha mundësitë.

Modelistja 25-vjeçare pësoi mpiksje gjaku në tru në fillim të këtij muaji dhe Justin tani është i vendosur të jetë aq mbështetës sa mund të jetë.

“Justin vazhdon të jetë shumë i kujdesshëm ndaj Haileyt dhe po e ndjek nga afër. Janë shumë të tronditur, mirëpo përpiqen të ecin përpara”, ka bërë të ditur një burim i afërt për El News.

“Këtë fundjavë, ata donin të kalonin pak më shumë kohë me njëri-tjetrin”.

Dyshja e dashur - që u martuan në vitin 2018 - së fundmi doli për një takim të dyfishtë me Kendall Jenner dhe Devin Booker në Santa Monica.

Edhe Hailey Bieber pëson mpiksje të gjakut në tru Showbiz 4 v. më parë Hailey Bieber pëson mpiksje të gjakut në tru

Justin, 28 vjeç, dhe Hailey “donin të dilnin pasi kishin kaluar një javë të qetë në shtëpi”.

“Ai donte ta merrte atë në një darkë të këndshme dhe që ajo të kalonte kohë me miqtë e saj të ngushtë. Ishte pikërisht ajo që kishin nevojë dhe ata kaluan mirë”, ka bërë të ditur burimi.

Në fillim të këtij muaji, Hailey përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se ishte shtruar në spital dhe trajtohej për një mpiksje gjaku në tru.

Bukuroshja bionde u rikuperua brenda pak orësh, ama ishte shumë e trembur nga ajo që ndodhi.

Duke folur për ndjekësit e saj në Instagram, Hailey ka thënë: “Megjithëse ky ishte padyshim një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë, tani jam në shtëpi, jam mirë dhe jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për të gjithë mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm që janë kujdesur për mua!”.

Edhe Justin Bieber ndan fotografi intime familjare me Haileyn dhe djalin e tyre Showbiz 10 muaj më parë Justin Bieber ndan fotografi intime familjare me Haileyn dhe djalin e tyre

Modelistja ka falënderuar edhe fansat e saj për mesazhet mbështetëse që i kanë dërguar në rrjetet sociale.

“Faleminderit të gjithëve për urimet, kujdesin që treguat, për mbështetjen e dashurinë”, ka shkruar ajo.