Në një postim emocionues në Instagram, këngëtari, Justin Bieber, ka ndarë një seri fotografish të veçanta nga jeta e tij me bashkëshorten Hailey Bieber dhe djalin e tyre të vogël.

Këngëtari 31-vjeçar ka publikuar imazhe ku shfaqej në takime romantike me Hailey, 28 vjeçe, dhe momente nga shtatzënia e saj. Në një foto, Bieber shihet duke i afruar fytyrën barkut të Haileyt para lindjes së djalit të tyre, Jack Blues Bieber, në muajin gusht të vitit 2024. Në një tjetër, ai mban në krahë Jackun, tashmë 13 muajsh, ndërsa familja pushon në shtëpi, ka raportuar PageSix.

Fotografitë përfshijnë edhe momente të përditshme ku shihet Hailey me një bluzë të kuqe dhe xhinse të gjera duke parë hokej, si dhe një natë takimi ku Hailey kishte veshur një xhemper të zi me jakë të lartë dhe flokët të kapura lart.

Postimet erdhën pas komenteve të një burimi që për People ka thënë se çifti është forcuar edhe më shumë pas sfidave personale.
“Ata kanë pasur sfida si të gjithë të tjerët, por gjithmonë kthehen te e njëjta gjë: ata besojnë me të vërtetë se janë shpirtra binjakë. Bërja prindër vetëm e ka thelluar lidhjen e tyre, Jack është qendra e gjithçkaje për ta”, ka thënë burimi.

I njëjti burim ka shtuar se çifti po lulëzon tani.
“Sapo festuan përvjetorin e martesës, ai është në majat e top-listave dhe ajo po thyen rekorde në industrinë e bukurisë. Të dy janë shumë të fokusuar. Justin është jashtëzakonisht mirënjohës për fansat e tij. Ai është i emocionuar për performancën në festivalin e njohur Coachella, dhe sigurisht Hailey do të jetë aty”, ka thënë burimi.

Bieber dhe Hailey, të cilët u martuan në muajin shtator të vitit 2017, festuan përvjetorin e tyre të shtatë më 13 shtator. Po ashtu, ata festuan ditëlindjen e parë të Jackut në muajin gusht.

Ditë më parë u njoftua se Bieber do të jetë një nga emrat kryesorë në festivalin Coachella, përkrah yjeve si Sabrina Carpenter dhe Karol G. Lajmi u bë i ditur më pak se dy javë pasi ai publikoi albumin “SWAG II”, vazhdimin e projektit “SWAG” të muajit korrik të vitit të kaluar. Albumi i tij i mëparshëm, Justice, doli në vitin 2021.

“Ky album është arritje e madhe për Justinin në shumë aspekte”, pati thënë një burim për People.
