Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Justin Bieber: Jam babai me të cilin nuk duhet të ngatërroheni

Ylli i muzikës, Justin Bieber

Ylli i muzikës, Justin Bieber

Këngëtari i njohur, Justin Bieber, për festën e baballarëve ka ndarë një postim të çuditshëm në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ka raportuar Page Six.

“Jam babai me të cilin nuk duhet të ngatërroheni”, ka shkruar krijuesi i hitit “Peaches”, nën një fotografi bardh e zi të vetes së tij, ku shfaqet edhe një emoji që tregon gishtin e mesëm.

Ky postim ka marrë mbështetje nga gruaja e tij, modelja Hailey Bieber, e cila e ka pëlqyer atë.

“Jam njeri paqësor, por kush do që ngatërrohet me fëmijët e mi, nuk duhet të më mbaj përgjegjës për veprimet që ndërmarr”, komentuar një person.

Një tjetër adhurues i kishte shkruar se po duket sikur po përdor shumë substanca narkotike.

Edhe Justin Bieber poston në rrjete sociale një mesazh të pakuptueshëm Showbiz Justin Bieber poston në rrjete sociale një mesazh të pakuptueshëm

“Te dua shumë dhe jam shumë e shqetësuar për ty mbret”, ka komentuar një tjetër.

Ndërkohë, Bieber, edhe ditë më parë ka bërë një postim të pakuptimtë, ku përfshiheshin fotografi bardh e zi.

“I lodhur nga marrëdhëniet tranzicionale. Nëse më duhet të bëj diçka në mënyrë që të më duan, kjo nuk është dashuri”, pati shkruar ylli.

Postimin ai e pati shoqëruar me dy fotografi të turbullta dhe shumë adhurues i janë përgjigjur përmes komenteve, duke shprehur shqetësimet për yllin 31-vjeçar të popit.

Edhe Justin Bieber reagon ndaj lutjeve që bëri nëna e tij në Instagram Showbiz Justin Bieber reagon ndaj lutjeve që bëri nëna e tij në Instagram

Ai orë më parë, ka bërë një tjetër postim në InstaStory, përmes së cilit ju ka thënë adhuruesve të mos e pyesin a është mirë.

“Boll më pyetët a jam mirë. Boll më pyetet si po ia kaloj. Unë nuk jua bëj juve kështu. Sepse e di se si është jeta për të gjithë ne. Është e vështirë. Le t'i inkurajojmë njerëzit tanë e jo të i shpërfaqim pasiguritë te njëri-tjetri. Shqetësimet tuaja nuk po duken si kujdes”, ka shkruar këngëtari.