Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Bieber janë shfaqur së bashku pas shqetësimeve të fansave për shëndetin e tij dhe thashethemeve për gjendjen e tyre martesore.
Pavarësisht spekulimeve se marrëdhënia e tyre është e tensionuar, çifti është parë në humor të mirë teksa ecnin rrugëve të Los Angelesit në fundjavë, raportoi “Daily Mail”.
Dalja e tyre e parë publike pas disa kohësh u bë pasi u raportua se miqtë e ngushtë dhe të dashurit kanë arritur deri aty sa të sugjerojnë këshillim për martesë për çiftin.
Një burim ka thënë për “Daily Mail” se 28-vjeçarja e dëshiron sërish Justinin me të cilin ka rënë në dashuri.
“Ashtu siç është marrëdhënia e tyre tani, ata të dy e dinë se mund të jetë më mirë. Nuk është aq e keqe sa thonë disa, por është e tendosur”, ka thënë ky burim.
-
Justin Bieber ndan fotografi intime familjare me Haileyn dhe djalin e tyre
-
Justin Bieber poston në rrjete sociale një mesazh të pakuptueshëm
-
Justin Bieber i kërkon falje Haileyt pasi kishte thënë se s’do të dalë kurrë në ballinën e “Vogues”
-
Justin Bieber kalon një vit “transformues”
-
Justin Bieber në gjendje jo të mirë në rrugët e Nju Jorkut, ngrihen shqetësime për shëndetin e martesën e tij