Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hailey Bieber pëson mpiksje të gjakut në tru

Modelja e njohur, Hailey Bieber, ka pësuar mpiksje gjaku në tru gjatë javës që po lëmë pas.

Pas këtij shqetësimi shëndetësor, gruaja e pop-yllit Justin Bieber, ka njoftuar se është mirë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram të shtunën, Hailey tha se ishte duke ngrënë mëngjes me burrin e saj të enjten kur filloi të ndjente simptoma të ngjashme me goditjen në tru.

E dërguar në spital, ajo tha se mjekët kishin gjetur një mpiksje të vogël gjaku në trurin e saj. Mirëpo, trupi i saj e kaloi vetë dhe u shërua plotësisht brenda pak orësh.

“Edhe pse ky ishte padyshim një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë, tani jam në shtëpi dhe jam mirë, dhe jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për të gjithë mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm që u kujdesën për mua”, ka shkruar ajo, raporton AP.

Bieber, 25 vjeç, është e martuar me yllin e popit që nga viti 2018.