Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pas spekulimeve për ndarje, Justin e Hailey shihen së bashku

Kohëve të fundit ka pasur raportime se çifti i njohur Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey Bieber janë duke shkuar drejt ndarjes. Por, këto spekulime duket se janë zbehur pasi dyshja janë parë së bashku.

Këngëtari më famë botërore, Justin Bieber, bashkë me gruan e tij Hailey Bieber, kanë shkuar në kishë të mërkurën në mbrëmje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndodhi vetëm disa orë pasi babai i modeles, Stephen Baldwin, kishte ndarë në Instagram një video të dhëndrit të tij, me një mbishkrim përmes se cilit u kërkonte fansave të luteshin për çiftin.

Çifti, Hailey e Justin, që u martuan në vitin 2018, shkuan në meshën e kishës Churchome në Beverly Hills të mërkurën në mbrëmje, me një veturë 90 mijë dollarëshe, Tesla, ka raportuar Page Six.

Dyshja më parë patën thënë se janë krishterë të devotshëm dhe se feja është shumë me rëndësi për ta, duke treguar se lutjet ju kanë ndihmuar shpesh t’i tejkalojnë telashet e ndryshme.

Ndërkohë është raportuar se fansat e çiftit kanë zbuluar se ata po shkojnë drejt divorcit pasi nuk i kanë parë të shfaqen bashkë në publik që nga ngjarja “Super Bowl”, ndërkohë që kanë spekuluar se çifti ka probleme dhe Hailey është parë vetëm me shoqe.

{gallery}