Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Garner e falënderon Reese Whiterspoon që e ndihmoi në kohë të vështira

Aktorja e Hollywoodit Jennifer Garner ka treguar për shoqërinë me aktoren Reese Witherspoon, të cilat ishin të pranishme në ngjarjen “Shine Away” në Los Angeles gjatë fundjavës. Jennifer tha se Reese i ka qëndruar pranë gjatë momenteve shumë të vështira në jetën e saj.

“Mendoj për kohën kur kisha vështirësi në jetën time, Reese ishte aty për mua”, ka thënë Garner.

Ajo ka treguar se me anë të disa ushtrimeve fizike kishte arritur të tejkalonte periudhën e vështirë, duke potencuar se në atë kohë, mikja e saj Reese e kishte thyer këmbën, por megjithatë kjo se kishte ndaluar ta ndihmonte Jenniferin.

Aktorja shfrytëzoi rastin për të falënderuar shoqen e saj.

Witherspoon është nënë e dy fëmijëve që i ka me aktorin Ryan Phillippe me të cilin është divorcuar në vitin 2007 pas 8 vjetësh martesë.

Edhe Jennifer Garner flet rreth vështirësive që pati pas divorcit nga Ben Affleck Showbiz Jennifer Garner flet rreth vështirësive që pati pas divorcit nga Ben Affleck

Jennifer Garner ka 3 fëmijë me ish-burrin e saj aktorin Ben Affleck. Ky i fundit është i martuar me yllin Jennifer Lopez për të cilën Garner ka thënë se po i ndihmon shumë rreth kujdesit për fëmijët.