Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Garner flet për ndikimin që pati ndarja nga Ben Afflecku në karrierën e saj

Jennifer Garner

Jennifer Garner

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur Jennifer Garner ka treguar se për shumë vite e la karrierën në plan të dytë për t’iu përkushtuar familjes dhe fëmijëve të saj, ndërsa ndarja nga ish-bashkëshorti, aktori, Ben Affleck e largoi edhe më shumë nga Hollywoodi.

Ylli i serialit “Alias”, sot 53 vjeçe, ka folur për jetën profesionale dhe personale në një intervistë të re për revistën InStyle, ku ka shpjeguar se periudha e amësisë dhe ndryshimet e mëdha në familje ndikuan drejtpërdrejt në ritmin e punës së saj.

“Në fillim, kur je në një profesion që lidhet me performancën, humbet rreth një vit ose një vit e gjysmë për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe rikuperimit”, ka thënë Garner.

Aktorja, e njohur edhe për rolet në filmat “13 Going on 30”, “Juno” dhe “Dallas Buyers Club”, ka shtuar se kur fëmijët e saj ishin të vegjël, puna nuk ishte prioritet.

“Kur fëmijët e mi ishin të vegjël, punoja shumë pak. Më pas familja jonë kaloi një periudhë të vështirë dhe me shumë ndryshime, ndaj pothuajse nuk punova fare për një kohë të gjatë”, u shpreh ajo.

Edhe Jennifer Garner flet rreth vështirësive që pati pas divorcit nga Ben Affleck Showbiz Jennifer Garner flet rreth vështirësive që pati pas divorcit nga Ben Affleck

Garner dhe Affleck u martuan në vitin 2005 dhe po atë vit mirëpritën vajzën e tyre të parë. Çifti njoftoi ndarjen në vitin 2015, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2018.

Pavarësisht përfundimit të martesës, ata kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë si prindër dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë në rritjen e tre fëmijëve të tyre: Violet, Seraphina dhe Samuel.

Garner ka treguar se fëmijët e saj e kishin të vështirë sa herë që puna e largonte nga shtëpia, por gjithmonë kanë treguar mirëkuptim.

Duke folur për xhirimet e projektit të saj më të ri, “The Five-Star Weekend”, ajo ka thënë se për herë të parë pas shumë vitesh i lejoi vetes t'i përkushtohej plotësisht aktrimit.

“Të kisha një vit e gjysmë ku thjesht iu përkushtova aktrimit ishte një kënaqësi e madhe, sepse ky profesion është shumë egoist. Gjithçka sillet rreth orarit tënd. Nuk ka të bëjë me atë që kanë fëmijët në shkollë, me dërgimin apo marrjen e tyre, apo me kthimin në shtëpi për darkë”, ka thënë ajo.

Edhe Jennifer Lawrence e konsideron veten si amvise Showbiz Jennifer Lawrence e konsideron veten si amvise

Garner ka thënë se kjo eksperiencë i kujtoi se aktrimi mbetet një pjesë e rëndësishme e identitetit të saj.

“E kuptoj atë ndjenjën kur thua: ‘I dhashë gjithçka rolit të nënës’. Ende jam nëna e tyre, nuk po shkoj askund dhe vazhdoj të jem plotësisht e përkushtuar ndaj tyre. Por jam gjithashtu shumë mirënjohëse që e kam rikthyer këtë pjesë të jetës sime”, u shpreh aktorja.

Ajo ka shtuar se nuk ndjen më faj për përpjekjen për të balancuar familjen dhe karrierën.

“Nuk u kërkoj falje fëmijëve të mi për këtë”, ka thënë Garner.

Edhe Jennifer Lopez thotë se divorci nga Ben Afflecku e ka ndryshuar Showbiz Jennifer Lopez thotë se divorci nga Ben Afflecku e ka ndryshuar

Në vend të kësaj, ajo i falënderon ata për mbështetjen që i japin dhe për mirëkuptimin që tregojnë, ndërsa përpiqet të ruajë kufij të qartë mes punës dhe jetës familjare.

“Puna e palodhur është pjesë e jetës. Edhe gabimet janë pjesë e jetës. Edhe rëniet dhe ngritjet. Ka vend për të gjitha këto”, ka përfunduar ajo.