Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez, ka thënë se divorci nga aktori, Ben Affleck, e ka ndryshuar si person.
Në një intervistë për CBS News Synday Morning, aktorja ka treguar pse e cilëson ndarjen nga aktori si gjënë më të bukur që i ka ndodhur.
“Sepse më ka ndryshuar. Më ka ndihmuar të rritem në një mënyrë që kam pasur nevojë. Jam bërë me e vetëdijshme, jam tjetër person tani nga ajo që kam qenë vitin e kaluar”, ka thënë ajo.
Affleck ka qenë producent ekzekutiv i filmit të ri të Lopezit “Kiss of the Spider Woman”, i cili u shfaq për herë të parë në festivalin e filmit “Sundance” në muajin janar, muajin që çifti e finalizoi divorcin.
Ndërkohë që po reflektonte mbi punën që është bërë në këtë film, këngëtarja e ka quajtur “koha më e mirë e më e keqe”.
“Çdo moment gjatë xhirimeve, çdo moment që po e luaja këtë rol, isha shumë e lumtur, por kur kthehesha në shtëpi nuk ishte shumë mirë. Mendoja si t’i rregulloja gjërat, por me kalimin e kohës tejkalohet”, ka thënë Lopez.
Affleck e Lopez së pari kanë filluar lidhjen në vitin 2002, ata anuluan fejesën në vitin 2004. Lopezi më vonë u martua me këngëtarin Marc Anthony, martesë nga e cila i ka binjakët, ndërkohë që Affleck është martuar me aktoren Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë.
Çifti janë ribashkuar në vitin 2021 dhe janë martuar në Las Vegas në vitin 2022. Dy vite më vonë Lopez bëri kërkesën për divorc në muajin gusht të vitit 2024.
Më herët gjatë këtij vitit Affleck ka folur për divorcin nga Lopezi në një intervistë për revistën GQ, duke thënë se pavarësisht prej mediave që është mbuluar, divorci i ka ngjarë “mjaft si punë e marrë me maturi nga njerëz të rritur”.
“Jeta ime nuk ka të bëj me dramatizimet. Jam shumë i sigurt që dikush mendon: ‘po, por ti vetëm sa je divorcuar’. Gjë që nuk është diçka e pa dramatizuar”, ka thënë ai.
Megjithatë ai ka thënë se pavarësisht të gjithave divorci është marrë më maturi.
“E gjitha në fund të fundit është marrë me maturi, si njerëz të rritur, dhe për të gjithë pjesën sensacionale që është shkruar, nëse dikush do të ulej të fliste me mua për këtë, do t’i thosha: ‘Në rregull, kjo është eksperienca’, sytë tyre do të shkëlqenin nga historia e mërzitshme’”, pati thënë Affleck.
Aktori gjithashtu pati thënë se dëshiron që të jetë e qartë se jeta publike me jetën e tij private nuk është e njëjta gjë, dhe se ka respekt tepër të madh për Lopezin.